PD publikon videon: Administratori i Inceneratorit të Fierit i punësuar në kompaninë e Arben Ahmetajt! Ja si gënjeu në Komisionin Hetimor

19 Shkurt 2022, 20:00| Përditesimi: 19 Shkurt 2022, 20:04

  • Share

Partia Demokratike ka publikuar një video të dëshmisë së një prej administratorëve të Inceneratorit të Fierit në Komisionin Hetimor për Inceneratorët. Sipas PD, në këtë komision, ku kryetare është Jorida Tabaku, u zbulua se si skema e pastrimit të parave është zbatuar nga 10 persona që kanë qenë bashkëpunëtorë të hershëm me njeri-tjetrin dhe me  zv/kryeministrin Arben Ahmetaj.

Sipas PD, administratori i kompanisë së Inceneratorit të Fierit ka qenë punonjës dhe përfaqësues ligjor i Kompanisë “Hermes Communication”, në pronësi të Arben Ahmetaj edhe pse ai u mundua ta mohojë në komision.

“Kompania e inceneratorëve në kohën e pandemisë ka përfituar edhe 69 mln lekë nga fondi i garancisë sovrane për të paguar paga mijëra euro. Klodian Zoto pagoi veten me dy kompanitë e tij 23 milionë Euro për punë që nuk janë kryer. Inceneratori ka marrë 20 milionë euro paradhënie deri në vitin 2019 kur nuk ka punuar.  Asnjë nga këto nuk do të ishte bërë pa mbështetjen e Edi Ramës. Edi Rama është i korruptuar. Qeveria e tij është e korruptuar. Me këta në krye, Shqipëria nuk mund të ketë zhvillim. Shqiptarët duhet ta braktisin të shkuarën dhe të korruptuarit!”-shkruan PD në rrjete sociale krahas videos.

Kryetarja e Komisionit Hetimor, Jorida Tabaku, ka deklaruar më herët se me inceneratorët bëhet fjalë për një skemë të mirëfilltë të pastrimit të parave që kanë shkuar në duart e zyrtarëve shtetërorë.

Kujtojmë se një ditë më parë, në zyrat e SPAK prej më shumë se 5 orësh dha dëshminë kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi. Report Tv mësoi ekskluzivisht se Subashi u morr në pyetje nga SPAK për veprimet e tij ne lidhje me inceneratorin e Fierit.

    //ReportTv.al
    Komento

    Komente

    • valdrini: 20/02/2022 13:50

      shikoni pak dhe lidhjen e Arjan Ndoj prokurori i durresit me Klodian Zoto. Gruja e Ndojit Elderina Ndoj ortake me Klodian Zoto? mjafton je kerkim ne QKR

      Përgjigju
    • Ujku Vezhdanishtit: 19/02/2022 20:13

      Tigri po te vjen verdall SPAKU me duket.Atje do behesh mac kazani pastaj.Eshte e cale dhe vjen ngadal themi ne fshataret ketej

      Përgjigju
    • Sondazhi i ditës:

      A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?