PD propozon Rezolutë për Kosovën: Të njihet në organizmat ndërkombëtare, Shqipëria të përdorë të gjitha mjetet

7 Mars 2022, 18:35| Përditesimi: 7 Mars 2022, 22:15

  • Share

Partia Demokratike ka propozuar sot Rezolutë për Kosovën ku i kërkon qeverisë shqiptare të përdorë të gjithë mjetet dhe mundësitë në dispozicion që Kosova të anëtarësohet sa më parë në organizatat partnere të Kombeve të Bashkuara dhe të bëhet anëtare e Kombeve të Bashkuara.

"Të ushtrojë gjithë influencën e saj që Bashkimi Europian të finalizojë marrëveshjen e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Të ndërmarrë një diplomaci më aktive për të bindur vendet anëtare të BE-së të njohin Kosovën.

Njohja e Kosovës është sot nje kontribut i rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin në rajon dhe me ndikim të drejtpërdrejtë në sigurinë e vendeve anëtare të BE

Të influencojë nëpërmjet anëtarësisë sonë në NATO që të forcohet bashkëpunimi ushtarak dhe politik midis Kosovës dhe NATO-s duke ndërmarrë çdo hap të nevojshëm që Kosova të bëhet vend anëtar në Partneritetin Për Paqen dhe të hapet rruga për anëtarësim e saj të plotë në NATO", thuhet ndër të tjera në njoftimin e Partisë Demokratike.

Njoftimi i PD u parapri nga një deklaratë e Lulzim Bashës në Kuvend sot, duke folur për rezolutën për dënimin e agresionit rus në Ukrainë. Basha tha se Kosovë duhet të jetë pjesë e organizmave ndërkombëtarë sa më shpejt të jetë e mundur. 

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?