PD me paketë reformash: Nga heqja e imunitetit të politikanëve nën hetim nga SPAK te zgjedhja e Presidentit nga populli, Basha u shtrin dorën aleatëve

21 Shtator 2023, 17:22| Përditesimi: 21 Shtator 2023, 19:45

  • Share

6 reforma të thella, 3 prej të cilave kërkojnë ndërhyrjen në Kushtetutën e vendit ka prezantuar këtë të enjte kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Kryedemokrati përmblodhi paketën e reformave të prezantuara muajt e fundit, teksa tha se vendit duhet t’i hapet horizonti drejt një Kushtetute të re.

"Është mundësia për të shtrirë horizontin drejt një kushtetutë të re, horizonti i të cilës duhet të përmbledhë jo vetëm ndryshimet që nga 1998, 2008 famëkeqe që sot penalizon qytetarët dhe kontrollin e pushtëve por edhe horizontin e shpresës dhe të rinisë shqiptare".

Lista të hapura, veting të politikanëve, votim të emigrantëve ku jetojnë, votim dhe numërim elektronik dhe ulje të numrit të zonave elektorale ishin propozimet kyçe për reformën zgjedhore. Edhe pse të parashtruara jo për herë të parë, Basha theksoi se kjo nismë kërkon vullnet politik dhe shtriu dorën për bashkëpunim me çdo faktor politik.

“Duhet nisur me listat e hapura, lidhja e drejtpërdrejtë mes votuesit dhe të zgjedhurit pa sekser në mes. Të largojmë konceptin e herësit nga Kodi Zgjedjor, ta vendosin vetë cilët kandidatë për deputetë duan të çojnë në kuvendin e Shqipërisë.

  • 6 Propozimet e Bashës:
  • 1- President nga populli
  • Presidenti të zgjidhet drejtpërdrejt nga populli
  • 2- Fund imunitetit nga ndjekja penale
  • Asnjë imunitet për parlamentarët dhe qeveritarët që hetohen nga SPAK
  • 3- Vetting për politikanët
  • Pastrim i politikës nga të korruptuarit dhe personat me lidhje kriminale
  • 4 - Lista të hapura
  • Votuesit të kenë mundësi të zgjedhin vetë deputetin, jo kryetari
  • 5 - Vota e diasporës
  • Shqiptarët që jetojnë jashtë vendit, të kenë mundësi të votojnë në zgjedhje nga aty ku jetojnë
  • 6- Barazia e votës
  • Numri i votuesve për mandat deputeti të jetë i njëjtë në të gjithë vendin.

Ora 17:34
Basha: Presidenti të zgjidhet nga populli, t’i rikthehen kompetencat! T’u hiqet imuniteti parlamentar atyre që janë nën hetim nga SPAK

Kryedemokrati Lulzim Basha teksa ishte duke prezantuar reformën zgjedhore u shpreh se Presidenti do duhet të zgjidhet nga populli e ndërsa do duhen t’i rikthehen kompetencat, sipas tij të marra nga mazhoranca. Basha shtoi gjithashtu se një tjetër ndryshim që do ‘luftojë’ PD-ja është edhe heqja e imunitetit parlamentar e çdo eksponenti politik që është nën hetim nga SPAK, në mënyrë që Kuvendi mos të bëhet ‘mburoja’ e aktorëve politikë.

“Zgjedhja e drejtpërdrejtë e Presidencat nga populli dhe rikthimit të kompetencave që ju hoqën në prill të 2008. Kjo është në fokus të PD siç është edhe heqja e imunitetit parlamentar të gjithë atyre që janë nën hetim nga SPAK. E sotmja nuk mund të jetë konkluzioni por ftesa për të gjithë për t’u bërë për njerëzit, para njerëzve dhe me njerëzit.”- tha Basha.

Ora 17:32
Reforma Zgjedhore, Basha: Të realizohet votimi elektronik për emigrantët, horizont drejt një Kushtetute të re

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë prezantimit të Reformës Zgjedhore u shpreh se të gjithë emigrantëve duhet t’u garantohet e drejta për të votuar në vendet ku ata jetojnë. Për këtë propozoi votimin elektronik.

“Shqipëria një zonë elektorale si Kosova si vende të BE, natyrisht të hapur për të diskutuar dhe ndarjen në dy tre zona elektorale. Në arkitekturën e kodit zgjedhor falë insistimit tonë pas problemeve të përsëritura dhe që vazhdojnë të përsëriten, rezulton votimi elektronik i paraprirë nga identifikimi elektronik dhe i mbyullur nga numërimi elektronik. Hakerimi i sistemeve elektronike problematikë globale ndaj me insistimin tonë këto sisteme janë të pavarura. Ligji duhet të mundësojë auditimin e një pjese në mos të të gjithë teknologjisë para dhe pas përdorimit për të dhënë besim dhe shmangur çdo ligësi që sëmundja e letrave të kalojë edhe në makineri.

Shqetësimet e qytetarëve do ti cojmë përpara. Kanë mbaruar alibitë për të mos u njohur shqiptarëve jashtë vendit të drejtën për të votuar aty ku jetojnë. Votimi elektronik e zgjidh radhën në ambasada. Votimi elektronik një mundësi për të shmangur abuzivizmin që shkakton votimi në ambasadë apo me postë. Shpikja për regjistrin e emigrantëve që u dha si detyrë për të evidentuar qartësisht se ku ata ndodhen rrezultoi një tjetër grykë shishe për të pamundësuar votimin e tyre. Ska nevojë për regjistër tjetër ata janë në regjistrin e gjendjes civile në Shqipëri. Emigrantët shqiptarët jashtë vendit të votojnë, të kenë zërin e vetë, siç ka sëkrificën e vetë fondin e vetë për të ndihmuar familjet shqiptare, siç janë në prodhim i brendshëm bruto i dytë".

Në fjalën e tij, Basha shtoi se është mundësia për të shtrirë horizontin drejt një kushtetute të re.

"Është mundësia për të shtrirë horizontin drejt një kushtetutë të re, horizonti i të cilës duhet të përmbledhë jo vetëm ndryshimet që nga 1998, 2008 famëkeqe që sot penalizon qytetarët dhe kontrollin e pushtëve por edhe horizontin e shpresës dhe të rinisë shqiptare".

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 22/09/2023 03:31

    6 propozimet jane shume te mira,por shumica nuk kane per t'u votuar,sepse asnje politikan nuk deshiron te beje /vetevrasje politike/,sepse ata mund te digjen,ose te kapen prej ketyre projektligjeve po te ndodhe mrekullia e te miratohen.

    Përgjigju
  • Mario: 21/09/2023 22:03

    Sa i peshtire dhe hipokrit qe eshte ky. Ik ore palluq.

    Përgjigju
  • Me ngadale nje here.: 21/09/2023 18:51

    E zgjidhi punen me belget ky, apo?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?