Indrit Sefa

11 të përjashtuar nga grupi parlamentar, Sefa sqaron vendimin e PD: U mor para një viti, habia e disa deputetëve është për të qeshur

28 Shtator 2023, 16:13| Përditesimi: 28 Shtator 2023, 16:23

  • Share

1695910910_sefa3.png

Vendimi i kryesisë së PD për të përjashtuar nga grupi parlamentar 11 deputetë është argumentuar nga Sekretari ligjor i PD-së, Indrit Sefa. Ky i fundit shkruan se vendimi është marrë një vit më parë ndërsa ka ironuar dhe reagimet e deputetëve. 

"Në funksion të transparences dhe të debatit publik në lidhje me reflektimin e disa vendimarrjeve të organeve të Partia Demokratike e Shqipërisë në vite, dua të theksoj se në datën 26.09.23 i është komunikuar Kuvendit të Shqipërise lista e përditësuar e Grupit Parlamentar të PDSH. Habia që ka kapluar disa deputet është sa për të qeshur aq dhe për të qarë. Kushdo që sot mendon se disponon të vërteten absolute nuk duhet të harroj vendimarrjet e Kryesisë së PDSH të datës 10.01.2022 ku me votat e tyre përjashtuan dhe pezulluan po keta deputet që sot i qajnë hallin. Kushdo që nuk njeh organet legjitime të PDSH-së dhe vetëpërjashtohet sa herë që nuk i vjen për shtat vendimarrja, nuk besoj se duhet të shqetësohet. Partia Demokratike nuk ka bëre asgje më shume sesa i ka lehtesuar dilemen Hamletjane që i kishte pushtuar prej shumë kohësh këta deputet dhe i ka dhënë mundesinë që të jene ligjerisht, fizikisht dhe menderisht aty ku ata kanë zgjedhur prej kohesh të jenë. Fatmirësisht Partia Demokratike me shumë kujdes administron të gjitha vendimarrjet dhe qendrimet e secilit të mbajtura në organet e brendeshme të PDSH për të gjitha çështjet siç është dhe ky rast. Memoria historike është aset i madh dhe domosdoshëm që na ndihmon mos të bejme gabimet e të kaluarës", shkruan Sefa.


Lajmi kryesor:

‘Lufta’ për grupin parlamentar, Basha largon 11 deputetë, mbështetës të Berishës! Shkresa i shkon Kuvendit (EMRAT)


B.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?