PD për taksën e arsimin: Nga 17 ndërtuan 9 institucione arsimore! Skema PPP për shkollat e reja në Tiranë ka dështuar

11 Tetor 2023, 13:18| Përditesimi: 11 Tetor 2023, 13:24

  • Share

Taksa e infrastrukturës arsimore që mblidhet nga Bashkia e Tiranës në faturën e ujit është keq përdorur. Akuza vjen nga Partia Demokratike sipas së cilës taksa e përkohshme në ligj parashikohej për 3 vjet, ndërsa ajo mblidhet prej 7 vjetësh.

Sipas PD skema e PPP për ndërtimin e shkollave ka dështuar ku nga 17 godina që pritej të ndërtoheshin janë përfunduar vetëm 9.

“Prej 7 vitesh në faturat tatimore të ujit është shtuar “taksa e përkohshme për infrastrukturën arsimore”. Në ‘fazën e parë’ Bashkia Tiranë mblodhi gati 45 milionë euro. Megjithëse ajo e shtyu afatin edhe për 3 vite të tjera (2023-2025), rezulton se dështoi të realizonte objektivin për ndërtimin e 17 shkollave, përmes një skeme të ‘Partneritetit Publik Privat’ (PPP). Kostoja e parashikuar për koncensionin e parë dhe të dytë PPP është gati 35 milionë euro. Ndërsa të ardhurat nga taksa në shtatë vitet e kaluara ishin gati 45 milion euro. Bazuar në listën e investimeve të Bashkisë Tiranë rezulton se nëpërmjet skemës PPP janë ndërtuar 9 shkolla, nga 17 që ishin parashikuar, të cilat kanë përfunduar të gjitha në vitin 2022, kur mbaroi edhe afati i parë i taksës së përkohshme. Pasojat e këtij dështimi janë mësimi me 2 dhe 3 turne në shkollat 9 vjeçare dhe të mesme”, thuhet nw deklaratën  e PD-së.

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?