PD paditi zyrtarë të administratës për korrupsion zgjedhor, Prokuroria e Korçës dhe SPAK e kaluan te njëra-tjetra për moskompetencë! Çështja shkon në Gjykatën e Lartë

27 Qershor 2022, 13:02| Përditesimi: 27 Qershor 2022, 16:35

  • Share

Padia e bërë nga deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, për nënkryetarin e Bashkisë së Pustecit dhe zyrtarë të tjerë, për korrupsion zgjedhor në procesin e zgjedhjeve të 25 prillit 2021 duket se do të gjejë zgjidhje në Gjykatën e Lartë.

Kjo pasi fillimisht i Prokuroria e Korçës që shpalli moskompetencë dhe e çoi në SPAK, ndërkohë që edhe Prokuroria e Posaçme shpalli moskompetencën e saj. SPAK tha se nuk ka korrupsion zgjedhor dhe s’është kompetencë e saj.

Report Tv ka siguruar disa prej materialeve dhe Gjykata e Korçës kërkon nga Gjykata e Lartë që çështje t’i kalojë SPAK për shkak se atje duhet hetuar.

Kujtojmëse se Spaho ka kallëzuar dy funksionarët e lartë lokalë se kishin konsumuar dy vepra penale që bazoheshin në nenin 328 dhe 245/1 bashkë me faktet dhe prova konkrete ku të kallëzuarit e tij i kishin konsumuar këto dy vepra. Sipas tij, nga ana objektive vepra penale ishte kryer nëpërmjet veprimeve aktive dhe të kundërligjshme të të paditurve. Ai i tha SPAK se vepra penale ishte kryer me dashje direkte dhe me qëllimin e posaçëm blerjen e votës për Partinë Socialiste.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?