PD padit në SPAK Damian Gjiknurin për inceneratorët, Lefter Gështenja: Elbasani e Fier gropa thithëse për buxhetin e shtetit

5 Mars 2022, 14:12| Përditesimi: 5 Mars 2022, 14:17

  • Share

Partia Demokratike ka paditur në SPAK Damian Gjiknurin për çështjen e inceneratorëve. Deputeti demokrat Lefter Gështenja tha se  e keqja nuk përfundon me abuzimin e 430 milionë eurove por do të vijojë të thellohet më shumë pasi  inceneratori i Elbasanit dhe i Fierit do të jenë gropa thithëse për buxhetin e shtetit.

'Gjithçka është një qark i mbyllur dhe afera e inceneratorëve rrethohet nga të njëjtët emra, të cilët, nën mbështetjen e plotë të institucioneve qeveritare, kane kontrolluar dhe kontrollojnë të gjithë procesin multi-milionësh të incenerimit të mbetjeve në Shqipëri. Te gjithe jemi ne dijeni qe Qeveria shqiptare, gjatë periudhës 2014-2017, ka nënshkruar tre kontrata koncensionare për ndërtimin e inceneratorëve të mbetjeve, për të cilat shteti pritet të paguajë, në mënyrë periodike nga fillimi i koncensioneve më shumë se 430 milionë euro në vitet e ardhshme per kompanitë koncensionare, sqaroj se rreth 90 milion euro tashme jane paguar nga shteti. Një pjesë e kësaj pagese është paguar  nga qeveria shqiptare, përkatësisht për inceneratorin e Elbasanit që ka marrë nga buxheti i shtetit 24.7 mln euro dhe inceneratorin e Fierit me vlerë 30.6 mln euro. Ndërkohë që për inceneratorin e Tiranës deri më tani janë paguar 35 mln euro nga buxheti i shtetit përmes Bashkisë Tiranë. Opinioni publik duhet te dije qe e keqja nuk perfundon me abuzimin apo  me pagimin e 430 milion eurove, e keqja me e madhe  do te vazhdoje te thellohet me shume pasi per inceneratorin e Elbasanit dhe te Fierit edhe pse jane paguar miliona euro tashme qytetaret duhet te fillojne te paguajne shume me shume per te mbajtur ne kembe kompanite e reja SHA te bashkive , ku per elbasanin tashme eshte krijuar dhe per fierin pritet te krijohet. Keto kompani do jene gropa thithese te buxhetit te bashkive dhe buxhetit te shtetit, pasi keto ndermarrje nuk jane rentabel", tha Gështenja.

 Deputeti Gështenja tha se procedura e Koncesionit të inceneratorit të Elbasanit nuk ka bazë ligjore dhe një ndër ministrat përgjegjës për këtë është edhe Gjiknuri.

"Në cilësinë e ministrit të Energjitikës, z.Gjiknuri është angazhuar që të caktonte dhe një anëtar në Komisionin e Koncesioneve duke qenë në dijeni të plotë të procedurave, rrugës së ndjekur dhe padyshim shkeljes së ligjit. Procesverbalet nga mbledhja e Komisionit të Koncesioneve janë fakte që tregojnë se rruga e ndjekur nga qeveria Rama dhe posaçërisht nga ministritë e përfshira në këtë procedurë ka qenë abusive dhe e paligjshme. Në nëntor 2016, z. Gjiknuri në cilësinë e ministrit të Energjitikës, ka dërguar në këshillin e ministrave një projekt vendim që I jepte kompanisë koncensionare  një leje për ndërtimin dhe miratimin plus shfrytëzimin e impiantit të rikuperimit të energjisë, nderkohe punimet për këtë impiant nuk kishin nisur megjithëse qeveria kishte nisur pagesat. Gjithashtu ai është përgjegjës për licencën 25 vjeçare për prodhim të energjisë që I ka dhënë kompanisë koncensionare  që ka përfituar në mënyrë joligjore një koncesion me vlerë 22 mln euro. Koncesioni për energjinë elektrike dhënë nga ministri Gjiknuri janë në shkelje të ligjit 125/2013 . Në shtator 2017, kryeministri Rama, përcakton si autoritet kontraktor MIE dhe Damian Gjiknuri është njeriu përgjegjës për të administruar, menaxhuar dhe mbikëqyrur punimet e tanimë 3 inceneratorëve. Ndonëse ai qe Autoritet Kontraktor ministri Gjiknuri toleroi abuzimet me kontratat koncesionare të inceneratorëve", tha deputeti demokrat.

Më herët Partia Demokratike paditi kryebashkiakun Erion Veliaj që sipas saj u kap me dëshmi të rreme në Komisionin Hetimor për Inceneratorët dhe kryetaren e Bashkisë Durrës, Emirjana Sako, pasi refuzoi të përgjigjej në komision Hetimor për inceneratorët.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?