PD padit në SPAK Belinda Ballukun për koncesionin e kalatës së Portit të Durrësit

5 Mars 2021, 13:09| Përditesimi: 5 Mars 2021, 16:28

  • Share

Partia demokratike paditi këtë të premte ministren e Infrastrukturës Belinda Balluku për koncesionin e kalatës së Portit të Durrësit. Sipas tyre, dhënia e koncesionit është bërë në kundërshtim flagrant të rregullave të dhënies së tenderit.

“Pasuria publike me vlerë 30 milionë euro, është bërë me procedurë të kufizuar, në kundërshtim me Ligjin e Prokurimit Publik. Në ligj është e qartë se kjo procedurë nuk zhvillohet për shërbime që gjenden lehtësisht në treg, siç është puna në kalatë.” thuhet në padinë e firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi.

Në kallëzim, PD përfshin edhe drejtorin e Portit të Durrësit, Pirro Vengu si dhe anetarët e komisionit të vlerësimit të ofertave për koncesionin.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?