Sali Berisha

PD nisi negociatat për bashkim nga ndërmjetësimi i biznesmenit? Berisha: S’them që s'e kam takuar! Edhe Alibeajn e pres nesër në zyrë po të vijë

1 Nëntor 2022, 21:57| Përditesimi: 1 Nëntor 2022, 22:04

  • Share

Ish kryeministri Sali Berisha nuk ka dhënë një përgjigje konkrete nëse negociatat për bashkimin e PD erdhën prej ndërmjetësimit të një biznesmeni apo jo. Ndonëse sot është konfirmuar që demokratët do të shkojnë të ndarë në zgjedhjet e 14 majit, Berisha thotë se është i hapur për të komunikuar dhe për të diskutuar me çdo anëtarë të PD-së, pa ndërmjetësimin e asnjë personi të tretë.

“Tani, të jem i sinqertë, secili nga ata deputetë e kanë derën e Sali Berishës të hapur, përsa kohë janë deputetë të PD-së, përderisa statuti i PD-së nuk e ka nenin e përjashtimit. Anëtarë të grupit parlamentar të PD-së, në përputhje me atë statut, kanë të drejtën e fraksionit. Kur hyra në seli, takova Enkelejd Alibeajn dhe Gazment Bardhin. Kjo nuk përbën lajm, edhe nesër po të vijnë në zyrë, do i pres. Kjo nuk ka dyshim. Janë zhvilluar bisedime, sepse normalisht që do zhvilloheshin me cilindo eksponentë të PD-së që shtron problemet, do zhvillohet dialog.  Nuk kam kërkuar ndërmjetësimin e askujt”, tha Berisha në një intervistë për ‘Log’.

I pyetur nëse është takuar me biznesmenin, Berisha tha: “Nuk them që nuk më ka takuar, pse dhe tek, nuk e di. Dera e çdo anëtari të grupit parlamentar, e imja është e hapur.”

Gjithashtu tha se Alibeaj nuk ka nevojë ndihmën e një biznesmeni për ta takuar pasi është anëtar i grupit parlamentar.

“Mjafton të kërkojë takim dhe ai do pritet. Kjo përderisa është në komfort të atij statuti që unë i përmbahem, është anëtar i grupit parlamentar. Ai statut nuk përjashton. Statuti i parë e ka pasur përjashtimin, unë e kam hequr për kushtet që po kalonte PD-ja”, tha Berisha.

Berisha duket më i zbutur ndaj grupit të Alibeajt. Sot kur konfirmoi dështimin e negociatave nga selia blu, nuk është larguar nga gjuha e ashpër dhe kërcënimet dhe Berisha ka paralajmëruar grupin e Enkelejd Alibeajt se nëse do të dalin të vetëm në zgjedhjet vendore “i kanë bërë hesapet shumë keq”. 

Komento

Komente

  • PALLOSH KASAP REXHEP BULE LEKA [ KEPI]: 02/11/2022 08:02

    Sali Berisha ky fundërrin nuk ka lën gjë pa i bër këti populli pa shtyll kurizore e ky jashqitje e kombit vazhdon prej 30 vitesh në politik. Ky vazhdon në politik se ska popull e prandaj bën qef. Se në vënd tjetër ky ishte prej kohësh në burg.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?