Zëdhënësja e fushatës së Partisë Demokratike, Floriana Garo

Politikë

PD mesazh për qytetarët: Pjesëmarrja në zgjedhje e madhe, ditë historike për demokracinë! Votoni, ky është momenti juaj, momenti i Shqipërisë

25 Prill 2021, 14:25| Përditesimi: 25 Prill 2021, 14:29

  • Share

Zëdhënësja e fushatës së Partisë Demokratike, Floriana Garo i ka bërë thirrje qytetarëve nga selia blu të dalin dhe të votojnë.

Ajo shprehet se deri tani pjesëmarrja në proces është e kënaqshme duke e konsideruar një ditë historike për demokracinë.

Garo riapeloi sërish mesazhin që qytetarët që të mos humbasin mundësinë e votimit.

“Po shohim një rritje të madhe të pjesëmarrjes në zgjedhje, anekënd Shqipërisë, kudo në Shqipëri qytetarët po dalin të votojnë.

Kjo është një ditë historike feste për demokracinë u bëjmë thirrje të gjithëve të dalin dhe të votojnë të mos e humbin mundësinë. Ky është momenti juaj. Ky është momenti i Shqipërisë. Dilni dhe votoni.”, shprehet Garo.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?