PD me një anëtar për zgjedhjet në Kukës, përfaqësuesi ligjor kundër vendimit të KQZ-së: Do e ankimojmë

19 Gusht 2023, 17:35| Përditesimi: 19 Gusht 2023, 17:42

  • Share

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përcaktuar numrin e komisionerëve që partitë politike kanë të drejtë të kenë në zgjedhjet vendore të 24 shtatorit për Bashkinë e Kukësit. Sipas kryekomisionerit Celibashi Partia e Lirisë figuron si partia më e madhe opozitare bazuar në rezultatin e zgjedhjeve të 14 majit të cilët i takojnë 2 komisionerë dhe PD zyrtare të Bashës 1 dhe 3 të tjerë partia me e madhe PS.

“Përcaktimi i partive politike që kanë të drejtë të propozojnë anëtare të kzaz do bazohet në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të majit dhe konkretisht në numrin e votave të këshillave. Partia e Lirisë është partia më e madhe opozitare. Do ketë të drejtë që të ketë 2 anëtarë në KAZAZ. Ka numër votash më të larta në zgjedhjet e fundit. Ne do ta miratojmë projekt draftin sipas propozimit dhe ju keni të drejtë ankimi në KAS”, tha Ilirian Celibashi. 

Por ky vendim kundërshtohet nga PD e logos me kryetar Lulzim Bashën.

‘Tentativa e sotme e Zotit Celibashi është tentative e radhës, pas atyre te zgjedhjeve të 14 majit, për zbatimin e projektit politik të Sali Berishës, që synon trasnferimin e votave të demokrateve tek Partia e Ilir Metës. Nëse me 14 maj u përdorën politikisht votat e domakratëve për të zgjedhur kandidatët e Ilir Metës sot u tentua që këto vota t’i jepen këtij të fundit edhe ligjërisht duke patur përfaqësim të komisionerëve në numër më të madh se PD.  Partia Demokratike do të vazhdojë betejën e saj për të mbrojtur votën e cdo demokrati si në kontekstin politik por dhe në rrafshin ligjor.’- tha përfaqësuesi ligjor i PD-së, Rezart Kthupi.

Por teksa ndodhemi në prag të nisjes së fushatës për Kukësin, Sali Berisha dhe Ilir Meta duket se kanë zbehur koalicionin e tyre të 14 majit Bashkë Fitojmë. Meta nuk ka shprehur interes për të pasur kandidat, ndërsa Rithemelimi nuk ka qartësuar asnjë kandidat.

Më herët u mësua se Lulzim Basha ka shprehur mbështetjen për kreun e degës së Kukësit Arif Rexhmati, por vetë dega e kukësit është në kërkim të një kandidati të unifikuar. Pas thyerjes së besimit nga Safet Gjici, Partia Socialiste kërkon nga kuksianët ti besojnë votën Albert Halilaj.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?