PD mbledh nesër Këshillin Kombëtar, për herë të parë pas Kuvendit të Berishës më 30 prill! Vendoset për qëndrimin për Presidentin! Thirren edhe Alibeaj, Basha e Bardhi

5 Maj 2022, 13:42| Përditesimi: 5 Maj 2022, 22:20

  • Share

Partia Demokratike do të mbledhë ditën e nesërme në orën 18:00 Këshillin Kombëtar. Kjo do të jetë mbledhja e parë pas Kuvendit të 30 prillit, që zgjodhi edhe anëtarët e rinj të këtij organi të rëndësishëm. Deputeti Edi Paloka tha se qëllimi i mbledhjes nuk është vetëm konstituimi por edhe do të përcaktohet qëndrimi politik i PD për procesin e zgjedhjes së Presidentit të Republikës.

"Është i vetmi organ që përcakton qëndrimin e unifikuar të Partisë Demokratike në lidhje me një qëndrim të rëndësishëm politik", tha Paloka.

Paloka tha se nazuar në nenin 44 pika 5 të Statutit, mbledhja duhej mbajtur të paktën 5 ditë nga thirrja, por për shkak të natyrës urgjente të çështjes që trajtohet, Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit vendosi që mbledhja të mbahet nesër pasdite.

“Këshilli Kombëtar i PDSH është i vetmi organ i cili mund të përcaktojë qëndrimin e unifikuar të PDSH lidhur me një çështje të rëndësishme politike, si ajo e zgjedhjes së Presidentit të Republikës, pasi në bazë të statutit ai është organi më i lartë që drejton veprimtarinë politike të PDSH në periudhën midis dy Kuvendeve. Bazuar në nenin 44 pika 4 e Statutit, në mbledhjen e parë  të konstituimit të Këshillit Kombëtar, zgjidhet edhe kryetari I këshillit kombëtar midis të paktën 2 kandidaturave alternative”, tha ai.

Anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD janë edhe Enkelejd Alibeaj, Lulzim Basha, Gazment Bardhi dhe të gjithë deputetët e tjerë që nuk i janë bashkuar Berishës. Nëse do të jenë apo nesër në mbledhjen e Këshillit Kombëtar kjo mbetet për tu parë edhe pse kjo ka pak gjasa të ndodhë. 

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?