PD-LSI bashkë kundër PS, KQZ
shpëton kryebashkiakun e djathtë

3 Nëntor 2017, 12:55| Përditesimi:

  • Share
KQZ ka rrëzuar kërkesën heqjen e mandatit të kryebashkiakut të Mallakastrës, Agron Kapllanaj. KQZ votoi me 4 vota kundër dhe 3 pro heqjes së mandatit të Kapllanajt, i cili rezulton i dënuar me dy vjet burg në Itali për vjedhje në vitin 2004. PD dhe LSI kanë bashkuar votat kundër PS, e cila kërkoi heqjen e mandatit për Kapllanajn, me pretendimin se preket nga ligji i dekriminalizimit. 

Mbledhja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve u shoqërua me debate të forta, ku ishte ish-kreu i KQZ, Denar Biba, që kërkoi t'i hiqet mandati kryebashkiakut. Biba u përplas me kreun aktual, Klement Zguri, teksa i ka thënë se nuk bëri mbledhje për rastin e kryebashkiakut të djathtë, edhe pse sipas tij, Prokuroria ka dërguar materialin dhjetë ditë më parë. Ashtu si Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla, edhe Biba kërkon t’i ndërpritet mandati Kapllanajt, por kjo është cilësuar si presion politik mbi KQZ nga ana e Zgurit.

Biba: Edhe pse ka ardhur materiali nga Prokuroria 10 dite me pare, kryetari i KQZ nuk beri mbledhje. U detyruam ne qe te therrisnim mbledhje. Më 16 tetor te ketij viti struktura e posaçme ka kthyer pergjigjen per denim dy vjet burg ne Itali.

Prokuroria ka shkuar pertej kompetences se saj, pasi ne pergjigje per Kapllanajn ka thene se kryebashkiaku eshte rehabilituar, pasi kane kaluar 10 vite nga vendosja e denimit. Duheti t’i nderpritet mandati Kapllanajt.

Zguri: Presioni nga politika ne drejtim të KQZ eshte i patolerueshëm. Ketu eshte fjala per deklaraten e Ballen, dy ore me pare. Per Kapllanajn KQZ eshte shprehur dhe ka pasur nje vëmendje te saj. Ne ate kohe, edhe tek kjo liste nuk ka pasur asnje pretendim dhe ceshtja eshte mbyllur. Deklarata Bibes eshte e pahijshme, se une nuk mblodha KQZ per Kapllanaj.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?