PD: Lekët që qeveria i jep në mëngjes biznesit të vogël, ia merr në darkë me sigurimet shoqërore

10 Prill 2020, 15:48| Përditesimi: 10 Prill 2020, 15:51

  • Share

TIRANE-Ish-deputeti demokrat Agron Shehaj e cilëson si mashtrim paketën ekonomike të qeverisë për biznesin e vogël. Sipas tij, ato pak lekë që qeveria t’i jep në mëngjes, t’i merr në darkë. Konkretisht, Shehaj denoncon se çdo i vetëpunësuar në biznesin e vogël duhet të paguajë rreth 24000 lekë sigurime shoqërore për periudhën janar-mars dhe nga 26000 lekë që është paga e luftës, i mbeten, sipas tij edhe 2 mijë lekë në xhep.

"Çdo i vetëpunësuar në biznesin e vogël duhet të paguajë brenda datës 20 prill rreth 24000 lekë sigurime shoqërore për periudhën janar-mars. Një pjese të vogël prej tyre qeveria do ju japë 26000 leke ne muajin prill për pagën e luftës. Atyre do t’u mbeten vetëm 2 mijë lekë në xhep. Ata që nuk do marrin as “pagën e luftës”, duhet të paguajnë nga xhepi i tyre të gjithë shumën 24000 Lekë.

Paketa e qeverisë për të ndihmuar njerëzit dhe bizneset e vogla është një mashtrim: ato pak lekë që qeveria t’i jep në mëngjes, t’i merr në darkë. Madje shumicës së bizneseve qeveria nuk do t’u japë asgjë dhe do ja u marrë detyrimet fiskale njësoj si në kohë normale. Kjo është lojë e rrezikshme me jetët e njerëzve dhe me ekonominë e vendit" tha Shehaj.

Komento

Komente

  • Goni hahaha: 10/04/2020 17:41

    Nuk jam rilindas po me Gonin 7x7 =42 Rama do rrije ne pushtet deri sa te vdese ose te merzitet vete .Po mire mor injorant qe je gjoja biznesmen edhe Janar -Shkurt qe ishte hapur nuk duhet te paguaje biznesi , po kur fiton ai a ndan gje leket me popullin qe tani na u dashka qe taksapaguesit tu japin leke ketyre zoterinjve qe gjoja kane biznes .Po kur shkojne keta biznesleshet neper pushime me mijera euro ne resorte ne Karaibe e nje pensionist ose rrogetar shkon ne Divjake apo keta bejne vezen me 2 te kuqe .

    Përgjigju
  • Dangellia: 10/04/2020 17:06

    Ik o gone pu... U bere dhe ti te japesh mend o qyq po ik o lapanjoz ik bej cicin rama nuk e di se ron apo jo ti

    Përgjigju
  • AGRON GEI: 10/04/2020 16:04

    Doli agron gei e po na mëson që buri me burin ta marton. Po jo mor agron se sjan të gjith si ty prandaj aty rri e mos pëllit pa pushim o hajdari im.

    Përgjigju
  • Or Tej: 10/04/2020 15:57

    Po sa te mencem jane keta duhet Amerika ti mare per ekonomi 7x7=42

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?