PD largohet nga tryeza e Reformës Zgjedhore? Kaso për Report Tv: Nuk është momenti, kalon në plan të dytë

17 Maj 2020, 17:54| Përditesimi: 17 Maj 2020, 17:55

  • Share

Sekretari për Çështjet Zgjedhore në PD Ivi Kaso paralajmëroi largimin e PD-së nga tryeza e reformës zgjedhore, teksa takimi i radhës është lënë ditën e hënë, pra nesër. Në një prononcim për Report Tv ai tha se tryeza më e rëndësishme tani është ajo që po ndodh.

"Nuk është momenti për të diskutuar për prezencën tonë në reformën zgjedhore, kjo është më e rëndësishme se cdo tryezë, cdo gjë tjetër kalon në plan të dytë. Forumet e PD-së sot dhe nesër do të vendosin" tha ai.

Ndërkohë që Kaso radhiti edhe shkeljet për shembjen e Teatrit. "Vendimin e qeverisë e çoi Presidenti në Kushtetuese, të këshillit bashkiak duhet të kishte leje projekti, forcat e rendit dhe bashkiake ishin tej mandatit të tyre. Nuk ishte cila ishte arsyeja e ngutshme. Ende nuk kishte as projekt dhe as aplikim për kredi".

Komento

Komente

  • tori: 18/05/2020 08:52

    Vazhdoni reformen zgjedhore pa PD e LSI.Nuk ja vlen te merreni me ato e me mendimet e sugjerimet e tyre.Ato vetem sjellin rremuj e pakenaqesi.Asnje mendim I tyre nuk eshte konstruktiv.Sabotimi I cdo gjeje te arsyeshme apo te paarsyeshme eshte motivi e strategjia tyre.

    Përgjigju
  • Populli: 17/05/2020 18:29

    Pse çun sigurimsi qenka ky mo ? Gjith keto sigurimsa dhe bijte e tyre i ka mbledhur krimineli anetari i PPSHse Berisha kjo eshte fytyra aktuale e PDse.

    Përgjigju
  • demokrati: 17/05/2020 18:10

    Demokrat i flakte z kaso .Po para se te flase per demokraci duhet te kerkoje falje per demet dhe denimet qe ka bere babai i tij si gjykates ne kohen e monizmit .

    Përgjigju
    • Spiuni: 17/05/2020 18:57

      Po ne hame buke kudo e kurdo po na shijon ke SHQUPI me shume

  • Hinglateri: 17/05/2020 18:05

    Iken nga tryeza?Ne p... nenes vet shkofshin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?