Azmer Duleviç dhe Mirela Karabina

PD: Korrupsioni në qeveri rrezikon gjysmën e popullsisë nga varfëria! Duleviç: Asnjë masë e marrë për mbështetjen e personave në nevojë

26 Dhjetor 2023, 16:06| Përditesimi: 26 Dhjetor 2023, 16:15

  • Share

Partia Demokratike përmes zëdhënëses Mirela Karabina dhe inxhinierit Azmer Duleviç, tha se politikat e qeverisë e kanë thelluar nivelin e varfërisë në vend.

Sipas Karabinës, Shqipëria është e para në Europë sa i takon rrezikut të popullsisë nga varfëria, ku përfshihet 43% e popullit. Ajo tha se shkak për këtë është bërë korrupsioni në pushtet.

“Sipas Agjensisë Europiane të Statistikave kryeson Europën për përqindjen…gati gjysma e popullsisë së saj 43% është e rrezikuar nga varfëria. Rreth 67% e shqiptarëve jetojnë me 5.5 dollarë në ditë, situatë kjo që rrit nivelin e rrezikur të varfërisë (Eurostat). Korrupsioni i lartë në çdo ind qeverisës, mungesa e pandëshkueshmërisë ndaj shpërdoruesve të veshur në pushtet kanë thelluar nivelin e varfërisë dhe vështirësuar jetën e qytetarëve.

Nga ana tjetër, inxhinieri Azmer Duleviç tha se qytetarët të cilët nuk kanë mundësi të sigurojnë ngrohje gjatë dimrit, nuk kanë pasur asnjë subvencion apo mbështetje nga qeveria.

“Jemi në Dimër dhe jo të gjithë qytetarët kanë mundesi për të siguruar ngrohjen. Jo të gjithë qytetarët e kanë mundësinë ekonomike të ngrohin të gjithë banesën! Mbështetja nga qeveria është zero gjithashtu subvencionet për energjinë elektrike mungojnë dhe janë qesharake.Për këtë arsye dhe Instat në shifrat e fundit tregon që qytetarët përdorin lëndën drusore pothuajse në mënyrë të barabartë me energjinë elektrike. Sipas Instat qarqet që përdorin më shumë lëndën drusore për ngrohje janë Dibra dhe Kukesi por e vërteta është që banorët e këtyre zonave kanë ndërprerje të vazhdueshme të energjisë elektrike për shkak të difekteve dhe rrjetit të amortizuar ku linjat e shpërndarjes 04 Kv kanë mbi 35 vite pa u ndërruar. Kompensimi i energjisë elektrike për pensionistët 648 lekë në muaj është qesharak dhe i pamundur për tu përfituar nga burokracitë e shumta”- tha Duleviç.

Në përfundim të fjalës së tij ai tha se në programin e PD-së, përfshihet subvencionimi real i energjisë për pensionistët dhe për familjet që trajtohen me ndihmë ekonomike.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni urdhrin për heqjen e pushimeve verore për policët?