Qerim Ismailaj

PD kërkon mos regjistrim të Qerim Ismailajt si kandidat në Mallakastër, Kolegji shqyrton me 24 prill ankimin! Përcaktohet trupa gjykuese

19 Prill 2023, 12:07| Përditesimi: 19 Prill 2023, 12:16

  • Share

Kolegji Zgjedhor ka përcaktuar sot 24 prillin datën e shqyrtimit të ankimit të Partisë Demokratike për të mos regjistruar në zgjedhje si kandidat të Partisë Socialiste për Bashkinë e Mallakastrës Qerim Ismailajn. Sipas PD Ismailaj preket nga ligji i dekriminalizmit. Kolegji njofton gjithashtu se sot trupa gjykuese me Blerona Hasa (Relatore) si dhe anëtarët Marsela Dervishi, Sokol Ibi, Emona Muҫi dhe Alma Kolgjoka.

Në kërkesën e Partisë Demokratike thuhet se nëse nuk vendoset shfuqizimi i vendimit të Celibashit për ta konsideruar në rregull verifikimit e formularit të dekriminalizimit të Ismailajt, atëherë kërkohet që të detyrohet KAS të marrë vendim dhe të shprehet në lidhje me ankimin e paraqitur nga ana e Partia Demokratike e Shqipërisë.

Në një vendim të marrë më 10 prill Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve nuk e mori fare në shqyrtim kërkesën e bërë nga Partia Demokratike për çregjistrimin e kandidatit të PS Qerim Ismailaj për bashkinë e Mallakastrës. Në denoncimin e bërë, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi tha se Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka shkelur ligjin duke regjistruar Ismailajn në zgjedhje si kandidat ndërkohë qw ky vendim bie ndesh me ligjin e dekriminalizimit. 

Ndërkohë që dje Partia Demokratike ka dërguar në KAS vendimin e Komisionierit të Zgjedhjeve Celibashi për të vendosur në fletën e votimit Qerim Ismailajn. PD thotë se regjistrimi i tij në zgjedhje është në proces ankimi dhe nuk mund të jetë në fletë votimi. 

Në kërkesën e dorëzuar në KAS, PD kërkon shfuqizimin e vendimit të Ilirjan Celibashit të marrë ditën e shtunë dhe ndalimin e kandidatit të PS për postin e kryebashkiakut në Mallakastër.

Kryetari i Bashkisë së Mallakastrës Qerim Ismailaj është dënuar në muajin shkurt nga GJKKO me 6 muaj burg, dënim që iu konvertua me 40 orë pune për interes publik, me akuzën për “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”.

Ismailaj është dënuar nga GJKKO për falsifikim dokumentesh, pasi ai ka rezultuar i dënuar më parë në Greqi, pasi ka rrahur një person në vitin 1999. Ismailaj nuk e kishte deklaruar këtë në formularin e dekriminalizimit, por ka thënë se s’ka qenë në dijeni të këtij dënimi në Greqi. Ka qenë vetë Partia Demokratike që ka denoncuar dënimin e Ismilajt në Greqi, që më pas u zbulua nga përgjigja e letër porosisë greke.

Ora 15:14
KAS rrëzon kërkesën e PD-së për Qerim Ismailajn, lë në fuqi fletën e votimit të miratuar nga KQZ

KAS ka vendosur rrëzimin e ankimit të Partisë Demokratike dhe ka lënë në fuqi vendimin e KQZ-së për Qerim Ismailajn. KQS ka lënë në fuqi fletën e votimit për Qerim Ismailajn për bashkinë Mallakastër.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?