Qerim Ismailaj

PD kërkoi çregjistrimin e kandidatit të PS nga gara për kreun e bashkisë Mallakastër, KAS nuk merr në shqyrtim kërkesën

10 Prill 2023, 20:21| Përditesimi: 18 Prill 2023, 14:33

  • Share

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve nuk ka marrë në shqyrtim kërkesën e bërë nga Partia Demokratike për çregjistrimin e kandidatit të PS Qerim Ismailaj për bashkinë e Mallakastrës me arsyetimin se ky i fundit është subjekt i ligjit të dekriminalizimit.

PD ankimoi vendimin e KQZ për regjistrimin e Qerim Ismailajt si kandidat nën siglën e PS me argumentin se ky i fundit është dënuar më parë me 6 muaj burg për falsifikim dokumentesh.

“Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve shqyrtoi elementët e formës dhe të përmbajtjes së kërkesës ankimore nr. 48, datë 07.04.2023, me ankues Partia Demokratike e Shqipërisë, me objekt “Shfuqizimi pjesërisht i vendimit nr. 300, datë 05.04.2023 të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve “Verifikimi i deklarimeve në formularët e vetëdeklarimit të kandidatëve për kryetar bashkie për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023”. Ndalimin e kandidimit të kandidatit për kryetar bashkie të Mallakastrës, shtetasit Qerim Ismailaj, të propozuar nga Partia Socialiste e Shqipërisë”. Në përfundim të shqyrtimit paraprak, KAS me shumicë votash vendosi moskalimin për shqyrtim të kërkesës ankimore”-thuhet në njoftimin e publikuar nga KAS.

denoncimin e bërë, Bardhi tha se Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka shkelur ligjin duke regjistruar Ismailajn në zgjedhje si kandidat ndërkohë qw ky vendim bie ndesh me ligjin e dekriminalizimit. 

Kryetari i Bashkisë së Mallakastrës Qerim Ismailaj është dënuar në muajin shkurt nga GJKKO me 6 muaj burg, dënim që iu konvertua me 40 orë pune për interes publik, me akuzën për “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”.

Ismailaj është dënuar nga GJKKO për falsifikim dokumentesh, pasi ai ka rezultuar i dënuar më parë në Greqi, pasi ka rrahur një person në vitin 1999. Ismailaj nuk e kishte deklaruar këtë në formularin e dekriminalizimit, por ka thënë se s’ka qenë në dijeni të këtij dënimi në Greqi. Ka qenë vetë Partia Demokratike që ka denoncuar dënimin e Ismilajt në Greqi, që më pas u zbulua nga përgjigja e letër porosisë greke.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?