Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi

PD këmbëngul: Vetëm rritja e testimit shkëput zinxhirin e transmetimit të koronavirusit

7 Prill 2020, 18:10| Përditesimi: 7 Prill 2020, 18:13

  • Share

Partia Demokratike këmbëngul se rruga e vetme për të mposhtur sa më shpejt koronavirusin është rritja e testimeve, pasi do të identifikonte dhe shkëpuste zinxhirin e transmetimit. Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi i thotë kryeministrit Edi Rama 'mos e fshih mungesën e përgatitjeve dhe të kiteve testuese'.

"Edi Rama dëgjoje edhe Toni Blair: "Gjithçka lidhet me rritjen sa më shpejt të numrit të testimeve. Na duhet të dimë se kush e ka sëmundjen apo kush e ka kaluar. Në mënyrë që t'i japim fund bllokimit dhe t'i kthejmë njerëzit në punët e tyre. Të kthejmë pak normalitet në jetët tona të përditshme."

Edi Rama mos e fshih mungesën e përgatitjeve dhe të kiteve testuese, pas një ekipi mjekësh dhe specialistësh që kanë sakrifikuar edhe shëndetin e tyre duke u infektuar vetë nga virusi.

Koha nuk pret. Nga testimet varet identifikimi i personave të infektuar, shkëputja e zinxhirit të transmetimit e më pas clirimi i ekonomisë dhe tejkalimi i kësaj krize" shkruan Bardhi.

Komento

Komente

  • Ben Tironci: 08/04/2020 07:39

    Po ky ai eshte shoku Tores po keta e kane tecare marmiden

    Përgjigju
  • TANPONI PD GAZMEND ZIU: 07/04/2020 18:14

    O gazmend dordoleci po hik mor burec futi i tas llall o lale e ri urt o...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?