Lulzim Basha, kallzimi dhe 5 mbështetësit e Sali Berishës

Nga Vokshi te Këlliçi, PD kallëzon në SPAK 5 mbështetësit e Berishës: Falsifikuan vulën dhe logon e PD! E dinin që po shkelnin statutin, por vijuan

13 Dhjetor 2021, 11:45| Përditesimi: 13 Dhjetor 2021, 18:47

  • Share

TIRANË- Lufta mes njëri-tjetrit në Partinë Demokratike ka arritur deri në atë pikë sa Lulzim Basha ka kallëzuar në SPAK 3 deputetë të tij dhe 2 zyrtarë demokrat, për falsifikimin e vulës dhe simboleve të PD-së, në Kuvendin e Sali Berishës së 11 dhjetorit. Report Tv ka mësuar se janë kallëzuar në SPAK, deputetët Belind Këlliçi, Edmond Spaho, Albana Vokshi, si dhe Ivi Kaso, Ervin Minarolli.

Duke i quajtur ish-funksionarë, pasi i shkarkoi dje, në kallëzimin e bërë në SPAK, PD-ja argumenton se 'grupi berishian' ishin në dijeni se po kryenin një vepër penale, por pavarësisht kësaj, kanë vijuar për të realizuar qëllimet e tyre. PD e ka depozituar kallëzimin në SPAK, pasi 3 nga të kallëzuarit janë deputetë. Ato akuzohen për veprën penale të “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” i kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Neni 190 paragrafi i 2 dhe 25 i Kodit Penal.

"Këta janë përsona që kane patur funksione në PD, kanë dijeni për rregullat e statutit, dhe e kanë kryer veprën penale të përdorimit të vulës dhe simboleve për të realizuar qëllimet e tyre, pavarësisht se ishin në dijeni të pasojave ligjore", thuhet ndër të tjera në kallëzimin e SPAK të PD. 

Kallëzimi i PD në SPAK

Logoja e PD-së ishte kudo e vendosur në 'Air Albania' aty dhe ku u mbaj Kuvendi i 11 dhjetorit të Sali Berishës, që nga podiumi ku ishin vendosur folësit, flamujt që valëviteshin në tribunë, fletët e votimit e deri tek shajet që iu dhuruan delegatëve për shkak të temperaturave të ulëta. Megjithatë, në Kuvend u miratua një "logo" e re, e "modelit të vjetër". Berisha riktheu logon e vjetër të demokratëve, duke ndryshuar llojin e shkrimit,  ngjyrë blu të theksuar, vizat e ndara te shkronja "D". Kjo bëri që PD-ja zyrtare t'i akuzojë "për falsifikim të vulave,  stampave ose i formularëve kryer në bashkëpunim".

Prej 9 shtatorit, kur dhe Berisha u pezullua nga grupi parlamentar, në selinë ka nisur një luftë mes njëri-tjetrit, duke bërë një parti e cila është më e ndarë se kurrë në historinë 31-vjeçare të themelimit të saj.  Një Kuvend u mbajt në 11 dhjetor ku mori disa vendime, mes tyre shkarkimin e Lulzim Bashës apo ndryshime në statut, nga ana tjetër ky i fundit nuk njeh asnjë vendim, duke thënë se Kuvendi i vërtetë është në 18 dhjetor. Megjithatë, nuk i ka kursyer "hakmarrjen" ndaj grupit të Berishës, duke i shkarkuar nga funksionet.

1639394347_FOTO.jpg

Vula zyrtare e PD dhe vula e re e dalë në Kuvendin e Berishës

Ora 13:41
Basha e kallëzoi në SPAK, reagon Këlliçi: Je shkarkuar, s’ma bën syri tërr! Si dalje nga selia përdorni derën e FRPD-së

Pas kallëzimit të kryedemokratit Lulzim Basha në SPAK, i pari që ka reaguar është deputeti i PD Belind Këlliçi i cili e tha qartë se kjo padi “s'ia bën syri terr”.

Duke iu drejtuar Lulzim Bashës edhe Gazmend Badhit si “Ish” në detyrat e tyre, ai shkruan se përpos 11 padive të tjera që ka, sot iu shtua edhe një.

Këllici në fund dha edhe një sugjerim, duke i thënë të përdorin si dalje nga selia derën e FRPD-së, në anën perëndimore të godinës.

“Nga viti 2015 kur u zgjodha kryetar i FRPD, bashkë me qindra demokratë të tjerë, kemi provuar në kurriz qelitë, gazin lotsjellës dhe dhunën policore. Është bërë gjithçka për të na asgjësuar si Parti Demokratike.

Ndaj meje janë depozituar 11 padi në SPAK nga Erion Veliaj, Ardian Çela, Mirel Mërtiri dhe gjithë fijet e tjera të pushtetit okult të Edi Ramës. Sot m'u shtua edhe një, nga Gazment Bardhi!

Zoti Bardhi!

Ju dhe ish kryetari ynë jeni shkarkuar nga funksionet tuaja nga Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike më 11 dhjetor 2021.

Me padinë tënde të porositur s'ma bën syri tërr.

Ju sugjeroj të përdorni si dalje nga selia derën e FRPD-së, në anën perëndimore të godinës.

Rroftë Partia Demokratike e Shqipërisë! Parti sovrane e demokratëve të lirë!”, shkruan ai në rrjetin e tij social.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Begu: 13/12/2021 16:23

    Sa ishin bashke,bashke vjedhnin, tash kur jane ndare ne dysh, vjedhin edhe shoqi shojin. me zanat te vjeter, e ne rrugetim te ri.

    Përgjigju
    • emri: 13/12/2021 17:13

      fiks e ke thene. keta (te dyja palet) si ne shoqeri si vete te njejten gje bejne: uzurpojne, pervetesojne, percajne, direkt padisin ne prokurori, perpiqen te duken ne shumice kur jane nje pakice e mjere e populli i do te zhduken, jane arogante te gjithe me arme ne brez gati per ta nxjere, dhe me nje mllef te papare tashti qe nuk mund te vazhdojne me te zhvasin miliona e miliona pa fund.

  • Tani: 13/12/2021 12:02

    Cfare turpi nga nje grup qe kane uzurpuar PD-ne, me ndihmen e Edi Rames. Dmth, mblidhet Kuvendi i PD-se, merr vendim, dhe ky thote i padis ne Spak. E keta do bejne opozite ne Shqiperi, kur nuk i do askush ne partine e tyre. Si ishte, ne fillim nuk kane kuorum, firmat jane fallco (edhe pse nuk gjeten dot nje emer), me pas, kane firmosur me nje gote raki perpara. Ik o Bardhi, puthi prapanices Edi Rames se pa te, as 24 ore nuk qendron ne Seline e Pd-se qe ke uzurpuar. Turp !!!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Berisha boton foton e gruas së Dumanit duke i rrezikuar jetën! Si e gjykoni?