PD kallëzon ministren Xhaçka në SPAK: Abuzoi me tenderin pa garë 1.5 milionë euro të ushqimit

31 Mars 2020, 20:00| Përditesimi: 31 Mars 2020, 20:02

  • Share

Partia Demokratike ka kallëzuar në SPAK ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçka, pasi e akuzon se ka abuzuar me tenderin pa garë prej 1.5 milionë euro të ushqimit.

"Ky tender i realizuar me urgjencë në këtë kohë krize, ku është shpallur fituese pa garë, një kompani kompjuterash, është një aferë e pastër korruptive dhe klienteliste" shprehet PD  pasi i japin 1.5 milionë euro një kompanie që nuk ka eksperiencë në tregtimin e produkteve ushqimore.

Deklarata e plotë e PD

Pas dokumentimit të skandalit me tenderin e blerjes së ushqimeve nga Ministria e Mbrojtjes, ku një kompani elektronike dhe ndërtimi, u shpall fituese për tregimin e ushqimeve, në kundërshtim me ligjin, Partia Demokratike e Shqipërisë do të paraqesë nesër në mëngjes kallëzim penal në SPAK ndaj Ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka.
 
Ky tender i realizuar me urgjencë në këtë kohë krize, ku është shpallur fituese pa garë, një kompani kompjuterash, është një aferë e pastër korruptive dhe klienteliste, për shkak se:
 
1. Kompania që Edi Rama dhe Olta Xhaçka kanë parapërzgjedhur t’i japin plot 1.5 milion euro nuk ka asnjë eksperiencë në tregtimin e produkteve ushqimore. Kompania “Eurovia” është e specializuar për pajisje kompjuterike dhe ndërtim, jo për tregtimin e produkteve ushqimore.
2. E njoftuar parapakisht për hapjen e këtij tenderi, në datë 19 Mars 2020, pra vetëm 6 ditë para se të shpallej fituese e tenderit për ushqime nga Ministria e Mbrojtjes, kompania “Eurovia” shpk, dega Shqipëri, ka modifikuar objektin e aktivitetit të saj, duke shtuar edhe tregtimin në produktet ushqimore. Vetëm 6 ditë pas këtij modifikimi, pa asnjë eksperiencë në këtë fushë, ajo shpallet fituese e tenderit 1.5 milionë euro të zhvilluar nga Ministria e Mbrojtjes për paketat ushqimore.
 
Organi i prokurorisë duhet të veprojë me urgjencë për vënien përpara përgjegjësisë ligjore të kujtdo që, edhe në kohë pandemie vjedh. Në këtë kohë krize është e domosdoshme mirëmenaxhimi i fondeve publike dhe rritja e përgjegjshmërisë së institucioneve shtetërore.
 
Në tenderin e Ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka rezulton e provuar kryerje e tre veprave penale dhe konkretisht: “Shpërdorimi i detyrës”; “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë; parashikuar nga nenet 258, 258 dhe 260 të Kodit Penal.

Komento

Komente

  • LYLI ME RAPORT: 01/04/2020 10:28

    O lyl por harove ti që su paraqite në gjyq o kriminel o hsjdut po jepje raport se ishe me diare. E në një koh që drejtësin e kishte maloku baba jot krimineli qen salhe që k8shte vu tom dreçin me shok me nga 7 klas shkoll e fatmira hajdarin me 8 klas shkoll e sado që ishte pa drejtësia e juaj ti spate guximin të paraqiteshe në gjykat o nastradin. Po kamdauni ka filluar me koh o shal ngjit.

    Përgjigju
  • Cami: 31/03/2020 21:34

    Ca jane keta njerez te ndyre o zot. Kur do shpetojm nga keta njerez te ligj

    Përgjigju
  • I pandehuri Basha: 31/03/2020 20:16

    O plehra!!!! Po prisni njehere te mbaroje pandemia! Nëse është e vertete ajo qe thoni sot, do te jete e vertete edhe neser! Dhe ne qofte keshtu le te shkoje ne burg. Po tani ky eshte kontributi qe i jepni njerezve qe jane ne hall? Plehra!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?