PD: Ja foto se si u shpëtua nga shembja shtëpia e prokurores në Astir, 'shpërbleu' Veliajn duke e 'falur' për pishat

19 Shkurt 2020, 11:15| Përditesimi: 19 Shkurt 2020, 11:55

  • Share

TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu ka hedhur akuza ndaj prokurores Elizabeta Imeraj, sipas së cilit është e korruptuar dhe po mbron vendimet korruptive të kryebashkiakut Erion Veliaj. Në përfundim të seancës gjyqësore për protestën e "Astirit", e cila u shty, Balliu publikoi një foto të një shtëpie ku pretendon se është e familjes së prokurores pikërisht në "vijën e kuqe" që e prekte projekti, por nuk është shembur. Për ish-deputetin ky është një "shpërblim" për favoret që kjo gjyqtare i ka bërë kryebashkiakut Veliajt.

"Shihni qytetarë të thjeshtë që enden në dyert e gjykatave, mbi 100 çështje për banorët e unazës, kolegë deputetë, gazetar ndaj kriminelëve me këta të fundit që lirohen nga gjykata. Nuk e di se për çfarë më akuzon, fillimisht më thanë ke thyer krahun e një polici, ai është zhdukur në drejtim të paditur. Pse nuk funksion ligji për dhunën ndaj banorëve të bregut të ligjit, kur vidhen 40 mln euro tek Unaza e Re, kur fitojnë tendera korruptiv e partive. Këtu nuk ka drejtësi. Unë e kam sjellë kallëzimin penal ndaj Veliajt për tenderin korruptiv të palmave në autostradën Tiranë- Durrës dhe ia kam dorëzuar në dorë Elizabeta Imerajt,por as nuk i ka parë dokumentet. Kjo shtëpi e saj e familjeve të saj nuk shembet, ndryshe nga sa ka ndodhur me shtëpitë e tjera të banorëve të Astirit. Kjo prokurori do hetojë këtë çështje. Si nuk e gjeti prokurorja ligjin për tenderin fiktiv, si nuk gjen një ligj për kontratat fiktive të Veliaj. Këtu nuk ka gjykata, por një grup banditësh, kriminelësh", tha Balliu.

Duke u ndalur tek vendimi për shtyrjen e seancës ndaj tij, Balliu u shpreh se kjo është një formë e Ramës për të ushtruar presion.

"Kjo bëhet për presion dhe lojëra, njoftojnë tre persona dhe jo personin e katër. Këto gjyqe po shfrytëzohen nga Rama për presione politike", përfundoi Balliu.  



Deputeti i PD-së Klevis Balliu dhe fotoja e shtëpisë që pretendon se është e të afërmve të prokurores

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tironci: 19/02/2020 15:41

    Bravo çuni Spiunit te sigurimit bravo nderove baba o

    Përgjigju
  • Sifi: 19/02/2020 12:10

    akoma prrallis ky debili Fahriut ?Si e lejon drejtesia ta ofendoj nje njeri i manget si Balliu junior ?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?