PD publikon një e-mail si provë ndaj Ministrisë së Shëndetësisë: Më 15 prill ra zjarr, u dogjën dokumente dhe u shuan me ujë

10 Maj 2020, 11:37| Përditesimi: 10 Maj 2020, 16:21

  • Share

TIRANË- Partia Demokratike ka publikuar ditën e sotme një e-mail, sipas së cilëve është një provë e rëndësishme dhe vërteton që te Ministria e Shëndetësisë, në zyrën e prokurimeve ka rënë zjarr. Nga selia blu, është ish- deputeti i PD-së, Bardh Spahia i cili ka publikuar e- mailin që mban datën 15 prill ora 18:00në të cilën konfirmohet se ka pasur zjarr, është ndezur sistemi i alarmit dhe pas kontrollit të bërë është dalë në përfundimin se janë djegur disa letra, të cilat më pas janë shuar me ujë. Këto letra, sipas PD-së janë provat e tenderave "sekret" në kohë pandemie për të cilat opozita ka denoncuar prej një muaji.

"Në datën 15 Prill, në orën 18:00, në Ministrinë e Shëndetësisë janë djegur dokumente. Pas rënies së alarmit për zjarr, rojet e godinës kanë konstatuar djegien e dokumenteve në katin e katërt të godinës.Siç e shikoni, kjo nuk është fantazi e jona. Është një email zyrtar i Ministrisë së Shëndetësisë, që provon rënien e zjarrit dhe djegien e dokumentave në katin e Zyrës së Prokurimeve, pikërisht atë që mohoi dje paturpësisht Ministrja e Vjedhjeve COVID, Ogerta Manastirliu.  Hajdutëria me tenderat sekret është aq e madhe, saqë nga një krim korrupsioni, qeveria e Edi Ramës po kryen edhe një tjetër vepër penale, siç është asgjësimi dhe fallsifikimi i dokumenteve shtetërorë për të zhdukur provat e megavjedhjes me mjetet mbrojtëse për mjekët, me maskat antiCOVID, me kitet e testimit, me pajisjet shëndetësore të respiratorëve", tha mes të tjerave Spahia. 

Akuzat shkon për qeverinë, por nuk mungojnë edhe për SPAK-un! Për këtë të fundit, PD-ja thotë se ka heshtur deri më tani, pavarësisht se opozita ka denoncuar prej kohësh këto tendera, si strategji për të fituar kohë për fshehjen e gjurmëve të krimit dhe zhdukjen e provave. Për demokratët, mohimi i këtij zjarri nga ana e ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu është fakt që edhe ajo është e përfshirë në mënyrë të drejtpërdrejtë në këtë krim!  Ishte kreu i PD-së, Lulzim Basha ai artikuloi i pari këtë akuzë, por që u përgënjeshtrua nga ministria Manastirliu duke thënë se tymi ka qenë vetëm në kokën e kryedemokratit.

Dokumenti i publikuar ng PD-ja

Deklarata e plotë e PD-së
"Një muaj më parë, ne denoncuam zhvillimin e procedurave korruptive të tenderimeve me kontrata sekrete. Për disa ditë me radhë, u provuam shqiptarëve me fakte dhe të dhëna të pakundërshtueshme, se Qeveria po vidhte me tendera sekret në këtë periudhë epidemie, kur gjendja ekonomike e shqiptarëve përkeqësohej çdo ditë. Qeveria heshti për këto vjedhje. SPAK-u po ashtu. Edhe më herët, ne kemi denoncuar se qeveria po e përdor heshtjen si strategji për të fituar kohë për fshehjen e gjurmëve të krimit dhe zhdukjen e provave. 

Ky krim është kryer përmes djegies. Aq shumë dokumente janë djegur në Ministrinë e Shëndetësisë brenda një dite, sa është aktivizuar sinjali antizjarr. E vërteta është kjo. 

Në datën 15 Prill, në orën 18:00, në Ministrinë e Shëndetësisë janë djegur dokumente. Pas rënies së alarmit për zjarr, rojet e godinës kanë konstatuar djegien e dokumenteve në katin e katërt të godinës. 
Siç e shikoni, kjo nuk është fantazi e jona. Është një email zyrtar i Ministrisë së Shëndetësisë, që provon rënien e zjarrit dhe djegien e dokumentave në katin e Zyrës së Prokurimeve, pikërisht atë që mohoi dje paturpësisht Ministrja e Vjedhjeve COVID, Ogerta Manastirliu.  Hajdutëria me tenderat sekret është aq e madhe, saqë nga një krim korrupsioni, qeveria e Edi Ramës po kryen edhe një tjetër vepër penale, siç është asgjësimi dhe fallsifikimi i dokumenteve shtetërorë për të zhdukur provat e megavjedhjes me mjetet mbrojtëse për mjekët, me maskat antiCOVID, me kitet e testimit, me pajisjet shëndetësore të respiratorëve. 

Në email thuhet shprehimisht: “Pas kontrolleve rezultoi se u gjetën letra të djegura dhe të shuara me ujë në katin e katërt të ndërtesës, tymi i të cilave aktivizoi sinjalin e alarmit”.
Fakti që Ogerta Manastirliu u investua personalisht dje për të mohuar zjarrin dhe djegien e dokumentave, duke sulmuar kreun e opozitës me akuzat shabllon të dala boje, provon se ajo është e përfshirë direkt në vjedhje. 

Është vjedhja e shqiptarëve të varfëruar, së bashku me klientet e veta FARMANET, EUROMED, O.E.S. DISTRIMED, që e detyroi Ogerta Manastirliun të mashtrojë qytetarët. Është blerja me dy deri në katër fish e mjeteve mbrojtëse për mjekët, e kiteve të testimit apo respiratorëve, që ka detyruar Ministren të urdhërojë djegien e dokumenteve dhe fshehjen e ngjarjes. Është babëzia për të vjedhur paratë e shqiptarëve që i detyron të zhyten edhe më shumë në krim, duke i vënë zjarrin dokumenteve apo duke zhdukur provat. Çdo qytetar që ka humbur vendin e punës, çdo qytetar që e merr të përgjysmuar rrogën, çdo tregtar që kjo qeveri e ka zhytur më borxh, çdo shqiptar që po vuan padrejtësinë e kësaj qeverie sot ka të drejtë të ndjehet i tradhëtuar prej saj. 

Vjedhja e qytetarëve në kohë pandemie është tradhëti kombëtare.  Qytetarët e varfëruar edhe më shumë këtë kohë nga abuzimi, keqpërdorimi i parave të tyre dhe nga mungesa e mbështetjes nga shteti, kërkojnë drejtësi. Hajdutët në kohë pandemie duhet të shkojnë në burg!  Partia Demokratike kërkon nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion SPAK, të përfshijë në hetimin e kësaj çështje edhe djegien e dokumenteve më 15 Prill, siç e tregon ky email zyrtar, si dhe fshehjen e të vërtetës nga Ministrja e Shëndetësisë, duke mohuar publikisht rënien e zjarrit. 

Ne kemi paralajmëruar që në fillim, tentativën e Edi Ramës dhe Ogerta Manastirliut për të manipuluar provat, për t’i zhdukur apo ndryshuar ato. Ky është një krim i ri, që duhet të hetohet pa asnjë vonesë". 

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • sapa: 10/05/2020 20:14

    Mendoj se votuesit shqiptar ( atij qe ja do te miren ketij vendi dhe jo militanteve)i leverdis cdo informacjon publik edhe me efektin sa me te vogel qe mund te beje edhe neqoftese vjen nga opozita.Sigurisht qe partite politike shahen diten dhe pajtohen naten por te pakten diskreditohen publikisht pavaresisht se ata e hane turpin me buke!Fundja e fundit sistemi demokratik e lejon nje gje te tille qe pozite dhe opozite te shajne njeri tjetrin dhe kjo eshte e vetmja gje qe ju ka mbetur shqiptareve kur vete ata nuk jane ne gjendje tju tregojne vendin qelbesirave qe kane uzurpuar vendin prej 30 vjetesh!

    Përgjigju
  • Uku Momlit: 10/05/2020 16:13

    Ikni more llumra gerryes shifni e boni noj gjo te hajrit se mbetet si qener komunistesh gam gam gjith jeten vetem per mbrojtur vjedhjet,shkaterrimet dhe grabitjen e pasurise popullit si ne pushtet edhe opozite. I ashtuquajturi sulm qe i boni edirames e ps eshte mbrojtja me fantastike per ata dhe ju te te ashtuquajtures opozite,se ne nje qyp pirdhni e mlidhni. Hyyyyy u shofshi!

    Përgjigju
  • Rahman Gashi: 10/05/2020 12:43

    O zot ca idiote. Ca llogari do jepi o Populli. Imagjino te vi PD partia e qelbesirave ne pushtet

    Përgjigju
    • Teo: 11/05/2020 08:26

      Vetem parti demokratike nuk eshte kjo parti Ata nuk e dine cfare do te thote demokraci

  • Nuk duhet se kujt TI besoshe ,,por e verteta tregon ndryshe .: 10/05/2020 12:42

    Qe nga fillimet ditet e para te Lirise se fjases e deri me sote ,,te gjithe Politikanet Miliardere me Vila dhe me Miliarda,,me Femije kuc e Mac neper Studime , Vila edhe neper Evrope.. Askush nuk ka ngelur pa u share,Si individe apo dhe me Lieber shtepine . me njerin_tjetrin..Keni Vidio Material te kujdo..Dhe Si perfundim akoma keta keshtu vazhdojne .. Populli ne vend numero,,ndersa keta Kriminelet ,qe normal edhe varja ne Liter do te ishte e Paket..akoma Cicerojne..Fundi =mire Ju behet ngaqe Ju pelqen pjata e Supes..

    Përgjigju
  • Populli: 10/05/2020 12:20

    Dil tashi e jep llogari si Ministre qe je pse genjeve qe ska patur zjarr! Mashtruse me patent eshte me e pakta qe mund te thuhet per ty bashke me ate qe te ka vene!

    Përgjigju
    • itali: 10/05/2020 12:30

      shko idjot

  • Sako: 10/05/2020 11:51

    Dmth, I dogjen dhe I land atje, dhe pastaj lajmeruan ty me email. Po te ishte se duhen zhdukur digjeshin ne vend tjeter, jashte ministrise. Por keto Jane prralla per femije. Cdo tender apo blerje ka gjurme ne banka dhe thesar per pagesat dhe nuk zhduket. Kjo qe thoni ju eshte perralle qe e thoni shume here qe ta besoni edhe vete.

    Përgjigju
  • Tosi: 10/05/2020 11:51

    Ky antari i bandes se vrimes se celesit , ose i biri i doktor masakres se 2 prillit ne shkoder paska bere vrojtimin e radhes tek vrima e deres se qeverise dhe me vrap ne shqup ne konference shtypi per shpifjen e radhes. Po si nuk shprehet nje perkrahje per aksionet e sukseseshme te policise ne 10 ditet e fundit ne zbulimin e vrasjeve dhe krimineleve. Asnje fjale qofte dhe per sy e faqe, apo ju qan zemra per policine qe drejtonte kryevagabondi i pd leshelise Flamur Herman Geringu qe ishte dhe presidenti i Republikes se Lazaratit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?