PD insiston: Pazari Rithemelimi – PS po çmonton reformën zgjedhore

26 Mars, 12:02| Përditesimi: 26 Mars, 17:04

  • Share

Partia Demokratike insiston se çështja e listave të hapura dhe votës së emigrantëve nuk është çështje e PD-së, por e sistemit demokratik.

Sekretari për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë Demokratike, Edvin Kulluri, në një reagim në rrjetet sociale, shkruan se tre-katër vetë po e çmontojnë në një tryezë pazari apo marrëveshjeje pa marrëveshje vendimet e Gjykatës Kushtetuese për listat e hapura dhe votimin e diasporës.

“Rama dhe Berisha nuk janë të vetëm në këtë marrëzi anti-demokratike. Ata rrethohen nga një tufë frikacakësh që nuk duan votën e lirë por “emërimin” në Kuvend nga Listat e Kryetarit! Kjo është kriza e vërtetë për të cilën çmimin e paguan vullneti i penguar e i ndrydhur i qytetarëve. Kjo është çështje lirie dhe jo emrash” shkruan Kulluri.

 

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?