Selia e PD

PD i përgjigjet akuzave të Berishës: Mashtrime! Po përdor kandidatët e Shtëpisë së Ilirit për hallin e tij! Qëllimi, shkatërrimi i Partisë Demokratike

15 Shkurt 2022, 13:11| Përditesimi: 15 Shkurt 2022, 16:02

  • Share

Partia Demokratike i është përgjigjur sërish sot akuzave të Sali Berishës, i cili, gjatë prezantimit të kandidatëve të koalicionit 'Shtëpia e Lirisë', nuk 'harron' të 'shigjetojë' edhe kryedemokratin Lulzim Basha. Për PD, akuzat e Berishës janë vetëm mashtrime dhe se 'vjen vërdallë nëpër Shqipëri duke përdorur kandidatët e Shtëpisë së Ilirit për hallin e tij'.

Në facebook, PD ka publikuar edhe një video të Ilir Metës para disa viteve, i cili dikur thoshte se Berisha duhej të largohej me çdo kusht nga drejtimi i vendit, ndërsa sot deklaron se ka 'dobësi të veçantë për të'.

Sipas selisë blu, qëllimi i tyre është shkatërrimi i Partisë Demokratike.

"Non grata vjen vërdallë nëpër Shqipëri duke përdorur kandidatët e Shtëpisë së Ilirit për hallin e tij. Non grata nuk mund të pranojë njeri tjetër prandaj kudo është ai, si kandidat, si kryetar, si udhëheqës, sa edhe Enver Hoxha do ia kishte zili. Edhe emrat e pseudokandidatëve i prezanton me foton e tij. Sa më shumë i shtohen hallet, aq më shumë i shton mashtrimet. Siç bëri kur si një frikacak tha se do votonte kundër e kur erdhi koha e votës iku si burracak. Demokratët e dinë se ai ka hallin e tij, ashtu se si edhe me 8 janar, qëllimi i tij është shkatërrimi i Partisë Demokratike. Sot çdo shqiptar e ka të qartë: nëse mbështet Berishën e Metën, mban Ramën", shkruhet në statusin e PD.

Nga Shkodra sot, ku prezantoi Bardh Spahinë, Berisha tha se Basha është një lider pa karakter dhe se logon e PD-së ia ka dhënë Rama.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?