PD feston 27-vjetorin,
ftesa PS-së dhe LSI-së

8 Dhjetor 2017, 15:43| Përditesimi:

  • Share
Të hënën më 11 dhjetor, Partia Demokratike e Shqipërisë feston 27-vjetorin e krijimit të saj dhe ftesat për të marrë pjesë në eventin e organizuar duket se nuk janë kursyer.

Burime nga selia blu bëjnë të ditur se në festën që do të nisë në orën 18:00 janë ftuar edhe përfaqësues nga Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim.

Por, thonë burimet, deri tani nga PS nuk ka ardhur një konfirmim për pjesëmarrjen dhe për personi që do ta përfaqësojë atë.

Më 9 qershor, kur u festua 26-vjetori i themelimit të PS, kryetari i opozitës zgjodhi deputetin Halim Kosova për të përfaqësuar PD-në në festën e organizuar. 

Redaksia Online

J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?