Politikë

PD e Vlorës çel fushatën/ Leskaj: Do zbatojmë detyrat e vendosura nga Basha! PS s’merr më shumë se 5 mandate (VIDEO)

26 Mars 2021, 10:38| Përditesimi: 26 Mars 2021, 14:29

  • Share

VLORË- Partia Demokratike në Vlorë ka çelur ditën e sotme fushatën elektorale, teksa drejtuesi politik i qarkut, Bujar Leskaj është shprehur i bindur për një fitore të madhe të demokratëve në këtë qark. Në ceremoninë e zhvilluar pranë varrit të themeluesit të Kombit Shqiptar, Ismail Qemali, Leskaj tha se PS-ja nuk do të marrë më shumë se 5 mandate, duke lënë jashtë kryeministrin Edi Rama, i cili është renditur i 8-ti.

“Partia Demokratike do të luftojë varfërinë e cila ka trokitur në çdo derë vlonjate ! Do të zbatojmë tërësisht të gjitha detyrimet e vendosura nga kreu Basha. Nipi i Esat pashë Toptanit nuk merr më shumë se pesë mandate në Vlorë . PD do të marrë 5-6 deputete dhe LSI 1-2”, tha Leskaj.

Leskaj ka qenë protagonist në një ngjarje e cila më pas u hodh poshtë nga vetë ai. Pak javë më parë, u mblodh kryesia e PD-së, në Vlorë, së bashku me kandidatët dhe zgjati më shumë se tre ore, ndërkohë që u përfol për debate të forta dhe tensione. Drejtuesi politik i qarkut të Vlorës, Bujar Leskaj i pari në listën e kandidatëve për deputet në qytetin bregdetar, mësohet se ka shprehur pakënaqësi në lidhje me listën e kandidatëve për deputet të propozuar nga Lulzim Basha. Sipas asaj që u raportuar më herët, Leskaj kishte pakënaqësi për ekipin e tij, me argumentin se në listë janë vendosur emra të dobët përballë kandidatëve të PS dhe pretendimi për të siguruar 4 mandate në Vlorë, me këto kandidatë vështirë të garantohen. Një prej emrave që thuhej se Leskaj kërkonte në listë dhe që nuk është përfshirë ishte pikërisht Genc Deromema, kryetari i degës së PD-së në Vlorë, por këto zëra u mohuan nga protagonistët e ngjarjes.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mozi: 27/03/2021 16:37

    Me ke do fitosh o Bujar me dashnoren tende Nada Daullen, cfare mendon se nuk i di bemat e tua e te doktoreshave te tua Vlora. Vlora voton fisnikerine Jo llumin. 2 deputete mer pd ne vlore. Po e degradon dita dites pd vlore.

    Përgjigju
  • leshikaj: 26/03/2021 18:00

    Humor prej idioti.

    Përgjigju
  • Skelari: 26/03/2021 17:42

    Bravo ik tek ilir meta të marrësh dekorat, se në Vlorë do marrësh mollokopin.

    Përgjigju
  • Baci nga topanaja: 26/03/2021 16:32

    O Bujar xha hajduti, po si o njeri harrove sa ke vjedhur në doganë, po ti ishe pa brekë në bythë e tani na del na bënë moral për demokraci.. Po si o njeri harrove që ti në vitin 2005 fitove se mbaje banditët e pusit mezinit Mukajt dhe kompani që humbën si spata pa bisht, po ti ca mendon o matuf që do të votoj njeri ty?! O gomar me shkollë të Lartë po një mut do hash në Vlorë o legen se nuk i harron njeri bëmat e tua dhe të PD vlorë me mbeturina si Barije Isufi dhe gjithë llumrat e tjerë që të vijn ty pas, Vlora nuk është qore o Bukar matufi..

    Përgjigju
    • Ahaha: 27/03/2021 17:06

      Baci harrove Antonelen dhe Naden te preferuarat, haha ne cfare derexheje e katandisi Pd ky. Asnje demokrat i ndershem nuk e voton kete degjenerim qe I beri leskaj Pd.

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?