PD e përçarë për zgjedhjen e kreut të ri, 17 deputetë bojkotojnë mbledhjen e nesërme të Këshillit Kombëtar! Bardhi: E paarsyeshme, shkel statutin e partisë

19 Qershor 2023, 15:10| Përditesimi: 19 Qershor 2023, 19:06

  • Share

17 deputetë të Partisë Demokratike do të bojkotojnë mbledhjen e nesërme të Këshillit Kombëtar të partisë për verifikimin e listës së anëtarëve të këshillit dhe të listës së zgjedhësve të cilët do të votojnë për kreun e ri të demokratëve.

Gazment Bardhi tha se mbledhja që pritet të mbahet ditën e nesërme nga Këshilli Kombëtar i PD-së është ilegjitime dhe e papranueshme për shkak se anëtarët e kryesisë që e kanë njoftuar, kanë vepruar në kundërshtim me statutin duke shkelur kompetencat e tij si Sekretar i Përgjitshëm i partisë.

Sipas Bardhit, nuk ka përse të veprohet me nxitim për të zgjedhur kryetarin e ri të partisë. Ai tha se veprimet e kryera së fundmi, tregojnë se po veprohet për interesin personal të disa individëve, duke nënkuptuar edhe Lulzim Bashën i cili së fundmi është rikthyer në takime me të rinjtë demokratë duke lënë të kuptohet se planifikon të kandidojë për kreun e partisë.

“Të enjten u deklarua mbledhja e këshillit kombëtar në datë 20. E mbështeta menjëherë por nuk kisha njohur përmbajtjen konkrete të tij. Jam këtu të deklaroj se vendimi bie ndesh me statutin e PD-së. Vendimi i kryesisë i heq kompetencat e sekretarit të përgjithshëm duke ua kaluar zyrtarëve që nuk kanë asnjë përgjegjësi për organizimin e partisë.

Sipas rregullores së këshillit, njoftimi për mbledhjen e Këshillit Kombëtar është kompetencë e sekretarit të përgjithshëm.  Pas konsultimit me kolegët e grupit parlamentar, 17 anëtarë të grupit vendosen mospjesëmarrjen në mbledhjen e nesërme të Këshillit Kombëtar”-tha Bardhi.

Sipas Bardhit bëhet fjalë për të njëjtin skenar të ngjashëm me proceset që zhvillonin dikur Sali Berisha dhe Lulzim Basha. I pyetur nëse do të njohë kryetarin e ri të dalë nga zgjedhjet e 29 korrikut edhe nëse do jetë Lulzim Basha, Bardhi preferoi të mos përgjigjej.

Përplasja e fundit që ka thelluar përçarjen në PD nisi kur kryesia hapi garën për kryetarin e ri, proces që sipas Bardhit duhej të bëhej pasi të përfundonte ri-strukturimi i partisë në bazë e në seksione. Më pas kryesia tentoi të përcaktojë rregullat për zgjedhjen e kryetarit pa kryer më parë procesin e zgjedhjeve në bazë duke përcaktuar edhe rregulloren për zgjedhjen e kreut të ri.

Sot Bardhi organizoi mbledhjen e grupit parlamentar, ku morën pjesë edhe 16 deputetë, të cilët ranë dakord për të bojkotuar mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së që mbahet ditën e nesërme. 

Ora 15:23
Bardhi: 17 deputetë do bojkotojnë mbledhjen e nesërme të Këshillit Kombëtar të PD! Tërësisht ilegjitime dhe e paarsyeshme

 

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi tha se 17 deputetë demokratë nuk do të marrin pjesë në mbledhjen e nesërme të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Ai tha se vendimi i kryesisë për të mbledhur Këshillin Kombëtar shkel statutin dhe kompetenca e sekretarit të përgjithshëm duke ua kaluar ato disa prej zyrtarëve që nuk kanë asnjë përgjegjësi për organizimin e partisë.

“Të enjten u deklarua mbledhja e këshillit kombëtar në datë 20. E mbështeta menjëherë por nuk kisha njohur përmbajtjen konkrete të tij. Jam këtu të deklaroj se vendimi bie ndesh me statutin e PD-së. Vendimi i kryesisë i heq kompetencat e sekretarit të përgjithshëm duke ua kaluar zyrtarëve që nuk kanë asnjë përgjegjësi për organizimin e partisë.

Sipas rregullores së këshillit, njoftimi për mbledhjen e Këshillit Kombëtar është kompetencë e sekretarit të përgjithshëm.  Pas konsultimit me kolegët e grupit parlamentar, 17 anëtarë të grupit venosen mospjesëmarrjen në mbledhjen e nesërme të Këshillit Kombëtar”-tha Bardhi.

Ora 15:17
Gazment Bardhi: Grupi Parlamentar i PD i bindur se vendimi i Kryesisë që zgjedhjet për kryetar të bëhen shpejt shkelin statutin

1687180474_bardhi.jpg

Kreu i Grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi është duke u prononcuar për grupin parlamentar të PD-së dhe vendimin e Kryesisë. Sipas tij, Kryesia ka shkelur statutin dhe kjo gjë vetëm e dëmton PD-në.

“Siç jeni në dijeni një pjesë e kryesisë  së PD e rrëzoi platformën e ri ngritjes nga baza në qendër duke i hapur rrugë zgjedhjes së menjëhershme të kryetarit të partisë. Vendimet e marra nga Kryesia dëshmojnë pasiguri dhe se zgjidhin situatën e PD-së së fundmi. Edhe sot, grupi parlamentar e sheh të gabuar dhe të nxituar.”- shkruan Bardhi.

B.V//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ledi: 19/06/2023 19:50

    Bardhi luan ne dy porta dhe shantazhon,se e di qe kryesine e PD se nerr kurre

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?