Politikë

PD e LSI ‘rrëzohen’ sërish! Zgjedhjet në Durrës të vlefshme, Kolegji Zgjedhor hedh poshtë padinë për qarkun e 5-të

9 Qershor 2021, 18:11| Përditesimi: 9 Qershor 2021, 19:39

  • Share

Durrësi bëhet qarku i 5 ku vuloset rezultati i zgjedhjeve të 25 prillit, nga 9 të kontestuara nga opozita.

Pavarësisht se i ka konsideruar vendime të paracaktuara dhe të njëanshme ato të Kolegjit Zgjedhor, opozita  shpresoi deri në fund për shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve në qarkun e Durrësit.

Por pa asnjë suprizë, Durrësi u bë qarku i 5 nga 9 të kontestuar, ku zgjedhjet vulosen si të vlefshme teksa padia e demokratëve u konsiderua sërish nga trupa e Kolegjit Zgjedhor si pa bazuar në prova.  

Të enjtjen Kolegji do të vulosë pa vonesë edhe zgjedhjet në qarkun e Shkodrës dhe Korcës, ku me shumë gjasë, opozita do të ketë të njëjtin fat. 

Më parë nga Kolegji janë rrëzuar paditë e partive politike për Beratin, Gjirokastrën, Korçën dhe Tiranën. 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?