Komisioni i Etikës në PD shfuqizon vendimin e Bardhit për mbledhjen e Këshillit Kombëtar: S'ka kompetencë, bie në kundërshtim me statutin e PD-së

26 Korrik 2023, 13:00| Përditesimi: 26 Korrik 2023, 23:03

  • Share

TIRANË- Komisioni i Apelimit në PD ka anuluar thirrjen e mbledhjes së Këshillit Kombëtar nga Gazment Bardhi.

Në vendimin e Komisionit thuhet se sekretari i përgjithshëm Gazmend Bardhi nuk ka kompetencë thirrjen e një mbledhjes së Këshillit në asnjë rast tjetër, përveçse kur bëhet fjalë për komandim të një nënkryetari kur posti i kryetarit mbetet vakant. Ndaj Komisioni i Apelimit vendosi ta konsideroi aktin e Bardhit si absolutisht të pavlefshëm e në kundërshtim me Statutin e Partisë Demokratike.

Megjithatë Sekretari i Përgjithshëm i PD Bardhi ka thënë se e konsideron si një flet rrufe të byrosë thirrjen për hetim nga ana e Komisionit të Apelimit. Në një konferencë për mediat, Gazment Bardhi akuzoi Lulzim Bashën se po vepron njëjtë si Berisha dikur duke përjashtuar nga Partia Demokratike këdo i ngel kundër. 

Kjo përplasje mes Partisë Demokratike zyrtare nisi për shkak të zgjedhjeve që pritet të mbahen më 29 korrik për kryetarin e ri. Kryesia e partisë i hoqi vulën Bardhit dhe ia kaloi sekretarit Ligjor, Indrit Sefës. PD thotë se Bardhi nuk ka vulosur vendimet e Kryesisë për procesin e zgjedhjeve dhe për këtë arsye vendosën që t’ia kalojën vulën Sefës, në përpjekje për t’i hequr kompetencat Bardhit.

Ndërkohë, nga ana tjetër dy ditë para zgjedhjeve për kryedemokratin e ri, Bardhi thirri online mbledhjen e Këshillit Kombëtar, pas kërkesës së 7 deputetëve për anulimin e zgjedhjeve.7 deputetët të cilët kërkojnë anulimin e zgjedhjeve brenda PD-së janë Bledion Nallbati, Lefter Gështenja, Dashnor Sula, Xhelal Mziu, Helidon Bushati, Sajmir Korreshi dhe Ramadan Likaj.

E-maili që i ka dërguar Açka-Bardhit

Njoftimi ku vihet në dijeni Bardhi për sencën që do zhvillohet në Komsionin e Etikës

Njoftimi për zhvillimin e senancës në Komisionin e Etikës

 

(Kliko këtu për ankimin e PD për vendimin e Bardhit për mbledhjen e Këshillit) 

Ora 22:42
Komisioni i Etikës në PD shfuqizon vendimin e Bardhit për mbledhjen e Këshillit Kombëtar

1690404199_bardhiacka.jpg

Komisioni i Etikës në Partinë Demokratike, i drejtuar nga Flutura Açka ka shfuqizuar vendimin e Sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhi për të thirrur Këshillin Kombëtar online, pikërisht 2 ditë para zgjedhjeve për kryetar të PD-së. Në vendim thuhet se thirrja e Këshillit Kombëtar nga ana e Gazment Bardhit pas kërkesës së disa deputetëve është një akt absolutisht i pavlefshëm e në kundërshtim me Statutin e Partisë Demokratike.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • e drejta: 27/07/2023 13:27

    GAZMENDA MOJ GAZMENDA IKE EDHE TI NE TE SEMES...BASHKE ME BANDIT KRIMINEL berishen

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?