Ferdinand Xhaferraj

PD pesimiste për rezultatin në Durrës, Xhaferaj: Do marrim 6 nga 14 mandate!

11 Mars 2021, 13:03| Përditesimi: 11 Mars 2021, 13:13

  • Share

Partia Demokratike është e sigurt që do të marrë 6 mandate për deputet në Durrës. Këtë e kanë bërë të ditur krerë të kësaj dege të cilët shprehen se tani lufta është për mandatin e shtatë.

Kreu i PD-së Ferdinand Xhaferaj është shprehur se çdonjëra nga katër zonat në qarkun e Durrësit do të ketë shtab më vete dhe gjatë gjithë kohës do të jetë në lidhje të pandërprerë me kandidatët për deputet.

“Në Durrës i kemi të sigurta 6 mandate dhe do të luftojmë për mandatin e shtatë – ka thënë Xhaferaj sipas gazetës ‘Bulevard’.

Ferdinand Xhaferaj, Oerd Bylykbashi, Igli Cara dhe emra të tjerë me peshë politike në këtë qark do të drejtojnë tërë aktivitetin e shtabeve deri ditën e fundit.

Në vitin 2017 PD pati një rënie të ndjeshme në zgjedhjet e përgjithshme duke marrë vetëm 4 kandidat nga 14 deputet që ka ky qark dhe duke i lënë PS dyfishin e mandateve.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Haha: 11/03/2021 17:37

    Chaferi do mare ket temin e do ndryshoj ajrin detin henen haha

    Përgjigju
  • robi: 11/03/2021 17:30

    4 mandate me gjithe kalastrenat e Gon Dukes dhe gezhojat e topave te Fatmir Gerdecit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?