PD e Berishës për kryebashkiakun e Devollit: Merr kandidatë të pavarur dhe i fut në garë për 14 majit! Falsifikon firmat për të dobësuar opozitën

30 Mars 2023, 14:19| Përditesimi: 30 Mars 2023, 16:53

  • Share

Përfaqësuesi ligjor i PD të Berishës, Ivi Kaso ka hedhur akuza ndaj Çlirim Hoxhës, i cili do të garojë i pavarur për bashkinë Devoll në zgjedhjet vendore duke e cilësuar si ‘patericë’ të kryebashkiakut aktual, Eduard Duro.

Në deklaratën për media, Kaso u shpreh se Duro merr kandidatë të pavarur dhe u fut në garë. Sipas tij, kryetari i bashkisë përdor mjete jashtëligjore, duke nënshkruar me firma zgjedhësish pa autorizimin e tyre, duke i falsifikuar ato dhe duke përdorur familjarët e vet si firmëtare të një kandidati ‘rival’.

Kaso thotë se Duro bën këto veprime se është i frikësuar nga humbja përballë opozitës në zgjedhjet e 14 majit.  Ndër të tjera tregon se kanë bërë kallëzim për 3 vepra penale që supozon t’i ketë kryer Eduard Duro.

“Kandidati i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë” ka bërë kallëzim në Prokurorinë e Korçës për veprat penale:

1- Falsifikim dokumentacioni dhe firme
2- Përdorim i paautorizuar i dokumenteve të identifikimit duke përdorur institucionin e bashkisë
3- Ndërhyrje të paligjshme në procesin zgjedhor me qëllim manipulimin e vullnetit të zgjedhësve.
Prokuroria ka filluar ndjekjen penale, ndërkohë që ne kemi vënë në lëvizje edhe mekanizmin e Komisionerit Qendror të zgjedhjeve të cilit I është dërguar një ankimim i KZAZ nr 72-Devoll”, tha Kaso.

Ndër të tjera shprehet se Duro bën këto veprime se nuk e votojnë as familjarët dhe ata kanë dalë duke kërkuar një kandidat, ose ai po mundohet të dobësojë rivalin e koalicionit Meta-Berisha, Elvis Hajdërlli.

Në përfundim i kërkon Komisionerit Celibashi që të respektojë ankimin e KZAZ Devoll dhe të mos regjistrojë si kandidat në zgjedhje Eduard Duron.

A.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?