PD drejt zgjedhjes së kandidatëve 
A1Report zbardh 1 pjesë të listës
LAJME të tjera për Zgjedhjet Lokale

7 Mars 2015, 14:08| Përditesimi:

  • Share
TIRANE - Procesi i përzgjedhjes së kandidaturave nga baza në Partinë Demokratike po shkon drejt fundit. Drejtuesit e degëve të PD në rrethe të vendit konfirmojnë për A1Report se deri me datën 15 të gjitha kryesitë e degëve do të përcjellin në kryesinë e madhe të partisë listat e propozimeve për kandidatët për kryetar të bashkive. Ndërsa procesi po shkon drejt fundit në degën e Beratit dhe të Vlorës ky proces pothuaj është formalizuar. A1Report ka mundur të mësojë disa nga kandidaturat që këto degë do t’i përcjellin kryesisë së madhe të PD.
 
Në Vlorë mësohet se në këtë garë do të propozohen Zamira Sina, Vexhi Danaj, Genci Deromema, Hysni Sharra, Vullnet Karalliu, Everest Haxhiu, por kjo listë ende është e pambyllur pasi procesi po vijon për listën e kandidaturave që do të propozohen.
 
Ndërkaq në Berat kryesia e degës ka përcaktuar si propozime kandidatët Xhevahir Ngjeqari, Lefter Maliqi, Kasem Mahmutaj, Shkëlqim Hysaj, Arenc Berati.
 
Po ashtu A1Report ka mësuar edhe propozimet për kandidatë për kryetar bashkie në Urën Vajgurore, dhe në këtë listë janë Bujar Hoxha, Justin Zyka, Irfan Dyli, Bardhyl Fesko, Arben Dyli.
 
Po ashtu mësohet se ky proces është mbyllur edhe për Sarandën. Ndërkaq në Shkodër, Korçë, Durrës, Gjirokastër, Elbasan, Lezhë, Tropojë, Tepelenë dhe në bashkitë e tjera të vendit procesi ka nisur dhe pritet të përfundojë nga fillimi i javës së ardhshme.
 
Procedura që do të ndiqet sipas udhëzimit të kryetarit të partisë është e tillë që kryesitë e degëve vendosin në bazë të propozimeve që vijnë nga grup-seksionet gjithë kandidatët për të bërë fillimisht seleksionimin e parë në kryesinë e degës. Më pas kryesia e degës propozimet e saj ia përcjell kryesisë së madhe të partisë e cila vendos përfundimisht për kandidatë që do garojnë për drejtimin e bashkive të vendit. Paralelisht me këtë proces këto ditë degët e Partisë Demokratike po merren me organizimin e protestës së demokratëve që do të mbahet ditën e enjte me datën12 mars.

Ura Vajgurore, propozimet per kandidatë
Bujar Hoxha
Justin Zyka
Irfan Dyli
Bardhyl Fesko
Arben Dyli
 

Berati, propozimet për kandidatë
Xhevahir Ngjeqari
Lefter Maliqi
Kasem Mahmutaj
Shkëlqim Hysaj
Arenc Berati
 

Vlora, propozimet për kandidatë
Zamira Sina 
Vexhi Danaj
Genci Deromema
Hysni Sharra
Vullnet Karalliu
Everest Haxhiu
 

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?