Foto ilustruese

PD denoncon: Rama mashtron për tekstet falas, nxënësit po marrin libra të zhgarravitur

3 Shtator 2020, 09:40| Përditesimi: 3 Shtator 2020, 15:59

  • Share

Eksperti i Arsimit në PD, Ndriçim Mehmeti ka denoncuar shpërndarjen e librave falas nga Ministria e Arsimit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Mehmeti shkruan se fëmijëve po u jepen libra të zhgarravitur e të katandisura si mos më keq.

"Maskarada e teksteve falas te dyshes Rama-Shahini.

Nje nga premtimet e medha te kryeministrit ne ikje Rama ka qene tekste falas per gjithe femiet e shkolles 9 vjeçare. Si çdo premtim tjeter, edhe ai per tekstet falas ishte thesht nje mashtrim, tallje dhe maskarade e qeverise se Rilindjes.

 Znj. Shahini e perforcoi me tej "arritjen" e madhe te qeveruse rilindase pak dite me pare, kur premtoi "tekste.falas deri ne klase te 7". Po cilat jane tekstet falas qe po u shperndahen femijeve tane? Ato jane thjesht tekstet e lena nga nxenesit e klasave te larta, te zhgarravitura e te katandisura si mos me keq.

Keto libra te shperndara ne shkollat shqiptare, nga Elbasani, Tirana, Korça e kudo jane fytyra e vertete e librave falas per femijet shqiptare", shkruan Mehmeti.

 

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?