PD çon vëzhgues në spitale, Basha: Situata parandaluese ndaj koronavirusit nuk është siç propagandon qeveria

28 Shkurt 2020, 12:23| Përditesimi: 28 Shkurt 2020, 16:21

  • Share

TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha bën të ditur se PD-ja ka nxjerrë në terren grupe për të monistoruar masat që qeveria po merr për parandalimin e koronavirusit. Sipas Bashës, gjendja nuk është ashtu siç paraqitet nga qeveria, pasi nga konstatimet e grupeve të punës së PD-së, mungojnë maskat mbrojtëse.

"PD po ndjek seriozisht dhe me përgjegjësi situatën për marrjen e masave kundër përhapjes së corona virus-it në vend. Grupe pune po kryejnë verifikime pranë qendrave shëndetësore, spitaleve & vendkalimeve kufitare, dhe gjendja nuk është siç e paraqet propaganda e qeverisë.

Në pjesën më të madhe të qendrave mungojnë pajisjet mbrojtëse dhe spitalore. Duhet URGJENT heqje dorë nga propaganda dhe përgatitje serioze për përballimin e situatës së mundshme të corona virus-it që tashmë është i pranishëm në pothuajse të gjitha vendet fqinje me Shqipërinë", shkruan Basha.

 

G.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Pacienti: 28/02/2020 16:35

    Te pakten breket e Albana Vokshit dhe te Monika Kryemadhit vlejne per disa dhjetra maska mbrojtese

    Përgjigju
  • YYY: 28/02/2020 13:48

    Basha eshte si eshte, por ne kete rast s'po bejne ndonje gje te keqe, perkundrazi.

    Përgjigju
  • Shqiptar: 28/02/2020 12:57

    Ky Basha eshte krejtesisht...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?