PD: Berisha kërkon vota për logon e LSI dhe sulmon Logon e PD! Aleatët brenda shtëpisë së Ilirit shantazhojnë njëri tjetrin dhe janë peng i korrupsionit të tyre

18 Shkurt 2022, 10:32| Përditesimi: 18 Shkurt 2022, 10:38

  • Share

Partia Demokratike ka shigjetuar sërish sot Sali Berishën, duke e konsideruar një 'non grata' që kërkon vota për LSI dhe sulmon PD.

Në një postim në facebook në llogarinë e PD shkruhet se Berisha po gënjen e mashtron dhe se çdo votë për kandidatët e Shtëpisë së Ilirit, është votë për Edi Ramën.

Sipas PD, Berisha po tenton t'i përdorë demokratët për hallin e tij dhe aleatëve të tij, ndërsa në koalicionin 'Shtëpia e Lirisë, sipas tyre, bashkëpunëtorët po shantazhojnë njëri-tjetrin.

"Non Grata kërkon vota për logon e LSI dhe sulmon Logon e PD. Non grata është në hall të madh. Sa më shumë i rritet halli ,aq më shume gënjen e mashtron. Sa më shume bashkohen demokratët, aq më shumë i sulmon burracaku. Siç e ka bërë vetë të qartë non grata, çdo votë për kandidatët e Shtëpisë së Ilirit, është votë për Edi Ramën, njësoj si në vitin 2013. Non grata do ti përdorë demokratët për hallin e tij dhe aleatëve të tij për partinë e re të Shtëpisë së Ilirit. Aleatët brenda shtëpisë së Ilirit, shantazhojnë njëri tjetrin dhe janë peng i korrupsionit të tyre. Çdo votë për Berishën e Metën, mban Ramën", shrkuhet në postim.

Edhe pse Berisha u përjashtua nga 'Shtëpia e Lirisë', ky koalicion po garon në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit me kandidatët e dalë nga primaret e tij. Është pikërisht Berisha ai që ka prezantuar këta kandidatë në bashkitë ku do zhvillohen zgjedhjet, ku në çdo takim nuk 'harron' të sulmojë PD-në.

Komento

Komente

  • Komiteti 300-ve: 18/02/2022 12:59

    A keni degjuar per komitetin e 300-ve? Ne te verte ata emrin e tyre e kane Tulla e bexhetit mbrapa komitetit!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?