PD, Belind Këlliçi: Shqipëria me
Ramën lavatriçe e parave të pista

15 Nëntor 2017, 17:16| Përditesimi:

  • Share
Kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi në një status në Facebook ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se pas kanabisit, tashmë ka prioritet pastrimin e parave.

STATUSI I PLOTE I BELIND KËLLIÇIT
Ndiq parate dhe do te gjesh mafian" deklaronte dikur Falcone. Sot ndiq parate dhe do gjesh Edi Ramen. Shqiperia me Edi Ramen nga hambar droge ne pastruese te parave kriminale vendase dhe te huaja. Rama ka vendosur te fuse kedo ne veting vec vetes, Tahirit dhe 40 hajduteve te tij.

Per kater vite me rradhe, Edi Rama ia doli ta ktheje Shqiperine ne hambar droge. Hashashi u mboll ngado me bekimin e tij ndersa rendom policet merrnin rryshfetin e tyre, natyrisht shume me te vogel se "shefi i madh" dhe "i madhi fare". Media nderkombetare e konsideron Shqiperine si Kolumbine e Europes. Kreu i antimafias Italiane vuri alarmin se mariuana shqiptare po permbyt Italine, ndersa Gjermania, Holanda, Anglia etj u "pushtuan" nga kokaina dhe heroina.

Qendra Europiane e Drogave dhe e Varesise se Drogave (EMCDDA), ne raportin e vitit 2017 per Shqiperine, ngre shqetesimin se vendi pas kanabisit e kokaines, se fundmi po kthehet ne nje nyje te trafikimit te heroines .

Tashme qe parate e droges nuk mund te fshihen me, Edi Rama ka prioritet keto kater vite pastrimin e tyre. Prandaj i eshte versulur ndertimit. Kjo vertetohet dhe me faktin se ndonese eshte rritur fluksi i ndertimit, kreditimi mbetet ne rastin me te mire ne nivelet ku ka qene.

Raporti i Keshillit te Europes mbi krimin ekonomik dhe pastrimin e parave qe i referohet periudhes 2016-2017, thote se kanalet e pastrimit te parave perfshijne si sistemin financiar, ashtu dhe investimet ne ekonomine formale.

Sipas tij, ne sistemin financiar dy jane rruget kryesore, transaksionet brenda sistemit dhe hapja e llogarive bankare ne emer te personave te aferm te familjes, ose rrethit shoqeror.

Por organizatat kriminale perdorin edhe investimet ne ekonomi. Sipas Keshillit te Europes, nje pjese e parave pastrohen duke bere blerje te bizneseve te ligjshme, ose duke hyre ne partneritet me to.

Paralelisht blerja e pasurive te patundshme si trojet, apartamentet, hotelet dhe stacionet e karburanteve, jane po ashtu metoda gjeresisht te perdorura.

Sipas raportit, ne Shqiperi nuk pastrohen vetem parate qe burojne nga aktivitetet e jashteligjshme brenda vendit, por edhe ato qe vijne nga jashte kufijve.

Kjo lehtesohet nga ekonomia e gjere informale, si dhe lehtesia per te transportuar parate cash ne kufi.

Shqiperia me Edi Ramen eshte kthyer ne lavatricen e parave te pista.

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?