PD akuza për vjedhje votash në
Komision, PS e Beqaj e braktisin

6 Nëntor 2013, 13:01| Përditesimi:

  • Share
TIRANE -  Do të paraqiste një raport të detajuar për situatën e spitaleve dhe skemën e financimit falas të shëndetit, por fjala e kryetares së komisionit
për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, Albana Vokshi, me akuza për blerje votash në Korçë, e ka detyruar ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj, të braktisë këtë komsion.

 “Të nderuar kolegë deputetë. A ishin të lira dhe të ndershme zgjedhjet në Korçë? Jo, nuk ishin. A u blenë votat në Korçë ditën e dielë? Sigurisht që u ble. Të nderuar zotërinj. Po shkelni institucionet demokratike. Po i asfiksoni qytetarët shqiptarë.Po keqedukoni rininë me blerje votash.”- tha Albana Vokshi, deputetja e PD-së.

“ S'kam ardhur për politikë por për të raportuar për shëndetësinë”- është shprehur ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Më pas ata janë larguar nga mbledhja.

Pas tij është larguar nga salla edhe nga drejtori i ISKSH-së, Astrit Beci, që e shoqëronte në këtë komsion si dhe të gjithë deputetët e majtë që ishin në sale. Beqaj është shprehur jashtë ambienteve të komisionit se ky veprim ishte i qëllimshëm. 

"Unë besoj se arsyeja ishte e qëllimshme sepse shqiptarët do të kuptonin edhe njëherë se cila është gjendja e rrënuar financiare e spitaleve që qeveria jonë u ndesh që në 16 shtator. Borxhi që spitalet kanë vlerësohet rreth 44 milionë dollarë, ose 4 miliardë lekë, nga të cilat padyshim borxhi më i ndjeshëm është borxhi që ka vetë QSUT-ja. Janë rreth 19 milionë dollarë barna të papaguara në vite."- tha Beqaj për gazetarët pas iu largua nga komisioni.  

Ministri i Shëndetësisë Beqaj ka shpjeguar, se pas prishjes së skanerit të urgjencës në QSUT, ai do të mbulohet nga skaneri i neurologjisë dhe Onkologjikut. Rezonanca në Spitalin e Durrësit është vënë në punë, ndërsa për dy-tri ditë vihet edhe skaneri në këtë spital. Po ashtu edhe çështja e skanerit te spitali i Traumës, zgjidhet për 10 ditë.

REAGON PD
"Mazhoranca bojkoton parlamentin, nuk përballon debatin për blerjen e votës në Korçë. Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur sot në Kuvendin e Shqipërisë. Deputetët e mazhorancës bojkotuan seancën e komisionit parlamentar të shëndetësisë, pa paraqitur asnjë argument, duke lënë pas nervozizëm dhe largim demonstrativ. Deputetët e Shqipërisë janë të zgjedhurit e popullit dhe e kanë për detyrë të ngrenë shqetësimet e mëdha të vendit. Deputetët e opozitës mbajtën qëndrim për manipulimin e zgjedhjeve në Korcë, për blerjen e votave atje. Ky është një qëndrim dinjitoz i parlamentarit i kujtdo partie qoftë, i kujtdo komisioni qoftë. Ky akt është korruptim i shpirtit të rinisë, është akt i turpshëm ndaj pjesës më vitale të shoqërisë, është ngritja e të keqes në sistem", tha deputetja Vokshi, duke iu referuar pagesës që Partia Socialiste u bëri studentëve në këmbim të votës së tyre në Korcë. PD prentedon se ku ishte rasti i duhur për të mbajtur një qëndrim, dhe një rast i mirë i përfaqësuesve të shumicës për të kërkuar falje, pasi një pjesë e anëtarëve të Komisionit, janë të zgjedhur pikërisht në Korçë.

"Por deputetët e mazhorancës nuk e mbajtën dot nervozizmin nën kontroll, nuk paraqiten dot asnjë argument, thjesht përplasen dyert e Kuvendit të Shqipërisë dhe bojkotuan Komisionin Parlamentar me në krye Ministrin e Shëndetësisë.  Kjo sjellje, tregon mungesën e përgjegjësisë që qeveritarët kanë ndaj detyrës publike, tregon se ata nuk kanë asnjë projekt apo program në fakt as për shëndetësinë dhe as për ekonominë, por i vetmi plan që kanë është blerja e votës siç ndodhi dhe me zgjedhjet e fundit në Korcë."- thuhet në njoftimin e PD-së të bërë publik pas bojkotit të komisionit të Shëndetësisë.

CFARE ISHTE PARASHIKUAR NE REND  DITE
 Në rend të ditës ishte caktuar dhënia e informacionit nga Ministri i Shëndetësisë dhe Drejtori i Përgjithshëm i Fondit për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për financimin e shërbimit spitalor. I ftuar në këtë mbledhje ishte ministri Beqaj por edhe Drejtori i Përgjithshëm i Fondit për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, të cilët ishte parashikuar të japin informacion për financimin e shërbimit spitalor.

beqaj
(Ne foto: Ilir Beqaj sot gjatë debatit ne Komisionin e Shendetesise, para se te largohej)

Redaksia online
(sg/v.gj/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?