‘Pazari i Milotit’, Aty ku ora ka ngecur prej një shekulli! Cenohet siguria ushqimore, mishi e bulmeti shiten në rrugë

7 Gusht 2023, 17:48| Përditesimi: 7 Gusht 2023, 17:50

  • Share

I krijuar prej 1 shekulli, pazari i Milotit ka mbetur pas kohë....

Qindra banorë nga fshatrat e Veriut mblidhen çdo të dielë për të tregtuar bagëtitë, lopët e derrat në tregun e improvizuar poshtë urës që lidh qytezën e Milotit me Rrugën e Kombit.

Kafshë e shpendë shiten kryesisht të gjalla, por ka raste kur theren për mish jashtë çdo standarti të sigurisë ushqimore.

Përpos mishit këtu shiten djathi, ullinjte, frutat e perimet. Për blerësit, bashkia e Kurbinit duhet të ndërtojë me urgjencë një treg të mirëfilltë, ku të sigurohet higjiena.

“Kështu ka qenë Miloti gjithmonë, por treg i pastër nuk është. Kushtet janë të këqija, tek bulmeti e mishi”, u shpreh një qytetar.

“Po ta shohësh pazarin e Milotit është një skëterrë, masakër. Produktet blegtorale e bujqësore shiten jashtë kushteve higjienike”, tha një tjetër banor i zonës.

Është si në kohën e Turqisë. S’ka kulturë tregtie këtu. Është rrezik me plas epidemia se çdo produkt është në tokë”, tha një tjetër qytetar.

AKU dhe institucionet e tjera lokale në bashkinë e Kurbinit dhe Prefekturën e Lezhës prej vitesh kanë lejuar tregtinë e paligjshme në Milot, në dëm të shëndetit të konsumatorëve.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?