Pazaret e prishura jashtë, lahen brenda Shqipërisë! Juristi: Ngjarjet kriminale shtohen në kohë festash

13 Janar 2022, 15:13| Përditesimi: 13 Janar 2022, 15:33

  • Share

Numri i lartë i ngjarjeve kriminale me natyrë mafioze këtë fillim viti ka një arsye. Sipas juristit Arbër Hoxha, lidhet me kthimin në atdhe të shqiptarëve që mbyllin hesapet brenda vendin.

'Dy muajt që kanë kurbën më të lartë të kriminalitetit janë periudha e pas festave të fundvitit, pra janari deri në mesin e shkurtit dhe korriku e gushti. Kjo ndodh se pjesa dërrmuese e pazareve të prishura ndodhin jashtë territorit. Kthehen për festat e fundvitit në Shqipëri. Gjitha pazaret e prishura jashtë, lahen brenda territorit të Shqipërisë', thotë Hoxha.

Tendeca për të zbardhur ngjarje pa prova të plota ka çuar në gabime. Të arrestuar me bujë janë liruar më vonë për mungesë provash.

 'Ndonjëherë për hatër të të quajtur zbardhje të ngjarjes kanë shkuar autor të tjerë që nuk kanë pasur asnjë lidhje as me ngjarjen, as me provat. Dhe kjo është akoma më e rrezikshme. Më mirë të lihet një ngjarje e pazbardhur se sa të vendoset dikush i gabuar përpara drejtësisë', shton juristi.

Por si e parashikon juristi Arbër Hoxha vijimësinë e 2022-shit?

 'Unë e parashikoj në të njëjtat shkaqe dhe rrethana, nuk ka asnjë ndryshim. Madje nganjëherë mund të jetë më i keq, le të shpresojmë që jo. Nuk ka për të ndryshuar absolutisht asgjë', përfundon Arbër Hoxha.

Në vetëm 12 ditë në vend u regjistruan 8 ngjarje kriminale dhe ajo më e rënda ndodhi në një lokal në Don Bosko ku sipas pasojë e një sulmi me armë, një mbetu I vrarë në vend kurse 4 të tjerë u plagosën.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?