Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiç

Pavarësia e Kosovës, Ivica Daçiç: Një tjetër shtet ka tërhequr njohjen

7 Nëntor 2018, 16:30| Përditesimi: 7 Nëntor 2018, 16:40

  • Share

Unioni i Komoreve ka tërhequr njohjen për pavarësinë e Kosovës. Lajmi është dhënë nga Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç.

Ministri i Jashtëm serb tha në një konferencë për shtyp me Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimin Ndërkombëtar të Unionit të Komoreve, Suef Mohamed El-Amin se ky shtet është vendi i dhjetë që tërheq njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Në dokumentin e publikuar nga media kosovare Express, ku dëshmohet vendimi i tërheqjes së njohjes të pavarësisë së Kosovës, thuhet: "Si rezultat, Unioni i Komoreve shfuqizon njohjen e Kosovës, me qëllim që të lejojë të dy palët të arrijnë një zgjidhje të drejtë politike rreth statusit të Kosovës”,duke iu referuar kështu Serbisë dhe Kosovës.

Unioni i Komoreve është një republikë shtetërore, e cila është e vendosur në pjesën veriore të Kanalit të Mozambikut në bregun lindor të Afrikës ndërmjet Mozambikut verilindor dhe Madagaskarit veriperëndimor.

 

Komento

Komente

  • Arbër: 07/11/2018 17:34

    Deri sa Kosova ka një president proserb njohjet e saj do qfuqizohen një nga një!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?