15-vjet Kosovë e pavarur, Basha në Report Tv: 17 shkurti, dita e dytë më e madhe e kombit shqiptar! Tirana të bënte më shumë për të frenuar lojën e Beogradin

17 Shkurt 2023, 17:34| Përditesimi: 17 Shkurt 2023, 20:03

  • Share

TIRANË- Në 15 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, Lulzim Basha, ka folur në Report Tv për historinë e kësaj dite dhe kontributin e tij asokohe si ministër i Jashtëm. Në intervistën për emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Basha e cilësoi shpalljen e pavarësisë së Kosovës si ditën e dytë më të rëndësishme të kombit shqiptar. Basha foli në Report Tv pas kaq shumë kohësh i distancuar nga media dhe politika. Ai mohoi të gjitha akuzat që i janë bërë lidhur me raportin e Dick Marty në Shtëpinë e Verdhë në Burrel.

"Unë e kam përjetuar edhe përgjegjësinë historike që më ishte ngarkuar si ministër i Jashtëm i asaj periudhe dhe që ngulmoi e gjithë puna me atë ditë fatlume dhe që vijoi me garantimin e njohjeve. Jemi një brez me fat sepse kemi përjetuar datën e dytë më të rëndësishme së kombit shqiptar pas 28 nëntorit 1912", tha Basha në Report Tv. 

Sa i takon ecurisë së Kosovës në këto 15 vite që nga shpallja e pavarësisë, Basha tha se Tirana, po ashtu edhe Prishtina mund të kishin bërë më shumë për të frenuar lojën e Beogradit, që sipas tij viktimën, në këtë rast Kosovën, Beogradi e ka trajtuar sikur të ishte agresorja.

"Do frenonin lojën e Beogradit për ta kthyer viktimën agresor dhe agresorin viktimë", tha Basha. 

Një koment e pati edhe për liderët e UÇK-së që ndodhen në Hagë. Basha tha se asgjë nuk mund ta përbaltë luftën e drejtë të Kosovës.

Ora 17:56
Open Balkan/ Basha: Mbivendosje për të justifikuar problemet e pazgjidhura në vendet pjesëmarrëse në marrëveshje

 

Ish kryedemokrati, Lulzim Basha foli në Report TV edhe për Open Balkan duke thënë se drejtuesit e vendeve pjesëmarrëse në këtë marrëveshje, po e përdornin si mbivendosje për t'u shfajësuar nga problemet aktuale të shteteve që drejtojnë. 

“Është mbivendosje cila është gatuar për të justifikuar protagonizmin nacionalist dhe përdorimin e problemeve të pazgjidhura si një shfajësim apo si një kredo shtesë për këtë drejtues apo sunduesit aktualë siç u referohen disa raporte për të drejtat e njeriut.. Nuk ka asgjë të gabuar me parimin e heqjes së kufijve sepse në fund të fundit vetë anëtarësimi në BE këtë do thotë. Përtej propagandës dhe retorikës rruga për të ecur përpara është dhënia fund e pengmarrjes së çështjes Beograd-Prishtinë përmes përqafimit të planit franko-gjerman”-tha Basha.

 

Ora 17:50
Thaçi në Hagë, Basha në Report Tv: Asnjë proces s’do e përbaltë luftën e drejtë të Kosovës! Tirana mund të kishte frenuar lojën e Beogradit

 

Në 15 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, Lulzim Basha thotë për Report Tv se asgjë nuk mund ta përbaltë luftën e Kosovës.  

“Dekadën e fundit është humbur kohë e mundësi, për pëgjegjësinë e Tiranës dhe Prishtinës, nuk kam lënë pa i vënë në pah, për të avancuar në disa aspekte të cilat ndihen në kontroll tonë, që do frenonin lojën e Beogradit për ta kthyer viktimën agresor dhe agresorin viktimë. E dimë që si rez i aagresionit, spastrimit etnik, kemi mijëra shqiptarë të zhdukur, një prej fushatave më çnjerëzore kundër civilëve të pafajshëm, që u bë fakt përmes operacionit patkoi.

Vlerësoj se me shpirtin e sakrificës që karakterizoi lëvizjen çlirimtare, Adem Jashari, një nga dy shtyllat e Kosovës së lirië. Me sakrificën e qindra mijëra bijave të Kosovës, me sakrificën e UÇK, tashmë vjen edhe një sakrificë tjetër, Thaci  e Veseli, Krasniqi, Selimi dhe të tjerë që edhe njëherë ju duhet të sakrifikojnë nga lira e tyre për tu përballu e më një proces që s’do mund të përbaltë luftën e drejtë të Kosovës.

Ora 17:41
Pavarësia e Kosovës, Lulzim Basha në Report Tv: Dita e dytë më e madhe e kombit shqiptar

 

Dita e dytë më e rëndësishme e kombit shqiptar e ka konsideruar Lulzim Basha shpalljen e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008.

“Çdo 17 shkurt më mbush me emocione të asaj dite. Një moment që i bashkon shqiptar, një ditë që i ka emocionuar shqiptarët kudo ku ndodhen në të gjitha trojet dhe në të gjithë planetin. Këto janë momente që gdhendin vetëdijen kombëtare. Unë e kam përjetuar edhe përgjegjësinë historike që më ishte ngarkuar si ministër i Jashtëm i asaj periudhe dhe që ngulmoi e gjithë puna me atë ditë fatlume dhe që vijoi me garantimin e njohjeve. Jemi një brez me fat sepse kemi përjetuar datën e dytë më të rëndësishme së kombit shqiptar pas 28 nëntorit 1912.

Tensioni ka qenë i natyrës diplomatike. Burimi kryesor i tensionit ka qenë paaftësia e palës serbe për të pranuar realitetin, për të pranuar se ky nuk ishte një hap vetëm në favor të Kosovës, por patonte rajonin.  Paaftësia e Serbisë për të realizuar një moment kyç për tu shkëputur nga e tejkaluar e errët e ktheu në një viktimë të Rusisë putiniste, e cila nga njëra anë e bënte sikur qante hallin e Serbisë duke u përpjekur në çdo hap që të na sabotonte, nga ana tjetër po përgatiste terrin për të shfrytëzuar një rast historik, për të shpalosur revanshizmin e vet që mori vonë pak më vonë përmes agresionit ndaj Gjeorgjisë, Krimesë e tani në Ukrainë.”, tha Basha.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • daku: 17/02/2023 20:21

    urime popullit kosovar per pavaresine. kane perkrahjen e te gjithe popullit ne perpjekjet e tyre kunder armiqve serbe dhe ruse

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?