Foto nga nënshkrimi i Marrëveshjes Themelore

Patriarku serb hyri në Malin e Zi pa u kontrolluar, jep dorëheqjen kreu i policisë kufitare

4 Gusht 2022, 11:06| Përditesimi: 4 Gusht 2022, 12:00

  • Share

Shefi i policisë kufitare në Malin e Zi, Vasko Akoviç, ka dhënë dorëheqjen pasi patriarku serb Porfirije hyri në Malin e Zi pa u kontrolluar dhe pa u evidentuar.

Shefi i qendrës Rajonale të Policisë Kufitare Vesko Akoviç, tha se nuk ishte në dijeni për ardhjen e patriarkut të Kishës Ortodokse Serbe, për të cilën mori përgjigjen se arsyeja për këtë ishte se gjithçka mbahej sekret dhe se vetëm disa njerëz dinin për të.

Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe (KPS) Porfirije, mbërriti dje në Podgoricë me helikopter nga Beogradi.

Sipas informacioneve, helikopteri zbriti në kampin e policisë në lagjen Zllaticë të Podgoricës, ku Porfirija ishte në pritje të automjeteve që transportuan delegacionin e KSHP-së në Villa Goricë.

Kryetari i Qeverisë së Malit të Zi Dritan Abazoviç dhe Porfirije kanë nënshkruar dje Marrëveshjen Themelore ndërmjet Qeverisë së Malit të Zi dhe KPS-së.

Pas nënshkrimit të Marrëveshjes Themelore, delegacioni shkoi në manastirin e Dajbabes, dhe më pas pak pas orës 13:00 nga aeroporti i Podgoricës me helikopter u kthye në Serbi.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • 3 kryeministra shqiptare??: 04/08/2022 11:52

    Bravo çuni i Abazit. Fute kishen serbe ne Mal te Zi qe te behen prape nje shtet. Sternip i denje i Esat Toptanit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?