Ish-deputeti i PD-së, Astrit Pastozi

Patozi 'tallet' me Bashën e Berishën: Kërkoni ndonjë votë për veten, jo të gjitha për Edi Ramën more burra

7 Shkurt 2022, 13:28| Përditesimi: 7 Shkurt 2022, 13:34

  • Share

TIRANË- Nëse ka një pikë ku bashkohet Lulzim Basha dh Sali Berisha janë akuzat e të dyve për njëri-tjetrin, se në fund vota shkon për Edi Ramën. Basha thotë se kush voton Berishën dhe Metën e bën për të mbajtur në pushtet EdI Ramën. Të njëjtën gjë thotë edhe vetë Berisha për Bashës.

Pikërisht , nisur nga këto deklarata ka ish-deputeti i PD-së, Astrit Pastozi nuk i ka kursyer ironitë, teksa u jep edhe "një këshillë" të kërkojnë një votë për veten e tyre.

"Foltorja thotë se çdo votë për kandidatët e Lulit shkon për Edi Ramēn, ngaqë ata e ndajnë bashkë pushtetin prej shumë vitesh.

Partia Demokratike e vulës thotë që kush voton për Sali Berishën i jep oksigjen Trekëndëshit të Bermudës, që drejtohet dhe udhëhiqet nga Edi Rama.

Po kërkoni ndonjë votë për vete o burra, se zgjedhje janë të shkretat! Jo për gjë, por Edi Rama nuk ka ku çon të tijat dhe nuk keni pse i dhuroni më shumë pasanikut.

Se kështu pastaj i bie që më 6 mars të jenë duke u bërë zgjedhje edhe më moniste se ato të 30 qershorit 2019. Dhe me rregull treshi kjo do të thotë që se vajtur dëm edhe gjithë ajo sakrificë e Ilir Metës për anullimin e tyre", shkruan Patozi.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Opionisti: 07/02/2022 19:58

    Kolucion te forte astrite patosi thurje aleance per teatri partia murizi partia aftet Cako partia maratona studentore Kristian demokrate partia përparimtare partia ekologjike partia ligj per drejtuesi partia stoli

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?