Patozi: Basha është i sëmurë
i cili nuk shkon tek doktori

25 Nëntor 2017, 19:32| Përditesimi:

  • Share
Ish-nënkryetari i PD, Astrit Patozi ka deklaruar se nuk ka ende asnjë reagim zyrtar për platformën e Lëvizjes për Ringritjen e Partisë Demokratike.

Megjithatë, Patozi thotë se do dalin në bazë, por gjithësesi nuk e kanë me ngut.

“Ne jemi në komunikim të vazhdueshëm dhe do të jemi dhe në të ardhmen me të gjithë strukturat e Partisë Demokratike, me të gjithë demokratët që e mendojnë si ne, që PD duhet të bashkohet dhe duhet të ringrihet,” u shpreh Patozi.

Sipas Astrit Patozit, Platforma është në fuqi, është në tryezën e Partisë Demokratike.

“Lulzim Basha sot ngjason me atë të sëmurin, i cili ka gjetur si zgjidhje që të mos shkojë tek doktori, se po shkoi, doktori do t’i thotë që, ti je keq. Por sëmundja ndërkohë vazhdon, shkon apo nuk shkon tek doktori.

Pra, ai duhet të zgjidhë problemin me sëmundjen, duhet të shërojë sëmundjen,
” deklaron Patozi.
Sipas ish-nënkryetarit të PD, Basha është përgjegjësi kryesor për situatën në të cilën ndodhet PD, për rezultatin katastrofik të saj dhe i takon që të jetë përgjegjësi për ta ndryshuar për mirë.

“Pra nën presionin e kohës është ai dhe nuk jemi ne. Sigurisht që ne nuk do të presim gjithë jetën Lulzim Bashën, por ne do të vazhdojmë aksionin tonë politik duke takuar dhe komunikuar me çdo demokrat, të cilët besoj janë shumë që mendojnë si ne,” deklaroi Patozi. ABC news

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?