Patentat e Tahirit, Flamur Noka:
Policia e fshehu! Xhafaj: Hetim

8 Nëntor 2017, 11:00| Përditesimi:

  • Share
Deputeti i PD, Flamur Noka ka kërkuar sqarime nga ministri Fatmir Xhafaj se përse Policia e Elbasanit e fshehu ngjarjen ku u arrestua biznesmeni Orest Sota dhe në makinë iu sekuestruan 863 mijë euro dhe dy patenta të Tahirit për drejtimin e mjeteve të lundrimit.

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka deklaruar se ka ngarkuar Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm dhe Ankesave për të hetuar ngjarjen ku u arrestua biznesmeni Orest Sota dhe përgjegjësitë që ka policia në këtë rast.

Fatmir Xhafaj u shpreh gjithashtu se hetimet e SHÇBA do të vlerësojnë mënyrën si është sjellë policia, ndërsa shtoi se e gjithë ngjarja është e regjistruar dhe tashmë përgjegjësinë e ka prokuroria. “Lidhur me ngjarjen e Elbasanit, policia e shtetit ka bërë detyrën konform ligjit. Lidhur me shqetësimin e politikës ka ngarkuar SHÇKB të hetojë për përgjegjësitë që kanë policët në këtë detyrë. Ajo që dua të bëj me dije është që gjithçka ka ndodhur është e regjistruar dhe i është paraqitur prokurorisë. Pak orë më vonë, çështja është filluar nga prokuroria dhe përgjegjëse është prokuroria. Ajo përcakton nëse ka shkelje nga policët në këtë ngjarje”, deklaroi ai.

Debati Noka-Xhafaj te Komisioni i Sigurisë
Flamur Noka: Kam disa pyetje. Pse nuk eshte Haki Çako  ne prezantimin e buxhetit? Policia që ju drejtoni, a është policia që duam? Para disa ditësh u hoq një mini jaht pasi plasi skandali i Tahirit. I kujt ishte? A mund të na bëni një koment për fshehjen nga policia të skandalit të Elbasanit, ku u gjeten 863 mije euro dhe tre patenta? Ju do merrni patente skafi se qeveria e rilindjes e ka bere tradite?

Fatmir Xhafaj: Unë jam këtu për të mbrojtur buxhetin dhe jo për t’u mbrojtur nga policët. Unë nuk drejtoj policinë, drejtohet nga drejtori i përgjithshëm. Unë jam ministër i Brendshëm. Unë nuk kontrolloj territoret e porteve dhe nuk marr informacion sa kohë janë informacione policore. Vetëm kur kërkohet të më jepet për shkak të detyrës. Lidhur me ngjarjen e Elbasanit, policia e shtetit ka bërë detyrën konform ligjit. Lidhur me shqetësimin e politikës ka ngarkuar SHÇKB të hetojë për përgjegjësitë që kanë policët në këtë detyrë. Ajo që dua të bëj me dije është që gjithçka ka ndodhur është e regjistruar dhe i është paraqitur prokurorisë. Pak orë më vonë, çështja është filluar nga prokuroria dhe përgjegjëse është prokuroria. Ajo përcakton nëse ka shkelje nga policët në këtë ngjarje. Unë nuk e kam këtë tagër që të tejkaloj kompetencat e policisë dhe aq më tepër atë të Prokurorisë...

 

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?