Foto ilustruese

Patentat e shoferëve në smartphone që nga 2023, risia e Italisë dhe Schengen-it

7 Korrik 2022, 19:22| Përditesimi: 7 Korrik 2022, 19:26

  • Share

Plani dixhital i Italisë merr një dimension evropian.

Ministri italian i Inovacionit Teknologjik dhe Tranzicionit Dixhital, Vittorio Colao, njoftoi se po bëhet gati një leje drejtimi dixhitale që mund të ekspozohet me kod QR në çdo vend të bashkimit evropian për në vitin 2023, teksa tha se "qëllimi është krijimi i një Shengeni të vërtetë dixhital".

“Qëllimi është të krijojmë një Shengen të vërtetë dixhital me shërbime, pagesa dhe dokumente të aksesueshme nëpërmjet aplikacioneve dhe pa kufij evropianë. Do të duhet një vit e gjysmë. Ne do të përmirësojmë shumë futjen e dokumenteve të tilla si lejet e drejtimit të aksesueshme me kodin QR”, tha ai./Techprincess

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?