Patëllxhanë të skuqur me salcë kosi nga zonja Albana

21 Maj, 11:51| Përditesimi: 21 Maj, 11:53

  • Share

Patëllxhanë të skuqur me salcë kosi

Përbërësit:

  • 2 patëllxhanë të gjerë
  • Miell
  • Galetë
  • Kripë
  • Piper i kuq
  • Piper i zi
  • Turmerik
  • Vaj për skuqje

Për salcën:

  • Kos
  • Majonezë
  • Hudhër
  • Spec i kuq
  • Arra të shtypura
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Presim patëllxhanët përgjysmë. Gjysmat i presim horizontalisht, por jo deri në fund nga skaji i bishtit. I vendosim në ujë të ftohtë dhe më pas i kalojmë në ujë të zier për 10 minuta. I thajmë dhe i kalojmë në miellin që kemi përzier me galetën dhe erëzat. I skuqim në vaj të nxehtë dhe i shoqërojmë me një salcë të përgatitur me kos, majonezë, kripë, hudhër, spec të kuq dhe arra të shtypura.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?