Patëllxhanë të mbushur me ullinj dhe djathë nga zonja Albana

19 Qershor 2023, 11:56| Përditesimi: 19 Qershor 2023, 11:57

  • Share

Patëllxhanë të mbushur me ullinj dhe djathë

Përbërësit:

  • 4 patëllxhanë
  • 8 ullinj të zinj
  • 2 açuge në vaj
  • 1 lugë gjelle kaperi
  • 1 thelpi hudhër
  • 100 gr mocarela
  • Thërrime buke
  • Djathë pekorino
  • Majdanoz i freskët
  • Vaj ulliri

Përgatitja:

Lajmë patëllxhanët, heqim kërcellin dhe i lëmë për 1 orë në një enë me ujë me kripë për të hequr hidhërimin. Më pas i shpëlajmë dhe i presim përgjysmë përsë gjati. Largojmë pjesën e tulit të qendrës të cilën e kaurdisim në një tigan me pak vaj ulliri dhe një thelpi hudhër. Pas kaurdisjes e hedhim tulin e patëllxhanit në një tas dhe e shtypim me pirun, shtojmë thërrimet e bukës, kaperin, ullinjtë, açugat, mocarelën e prerë në kubikë dhe majdanozin e freskët të grirë. Bëjmë një përzierje  me lugë druri dhe me këtë masë mbushim patëllxhanët duke i vendosur në një tavë të lyer me vaj. Në fund bëjmë një spërkatje me djathë pekorino dhe i pjekim në furrë të parangrohur në temperaturën 180°C për 25 minuta.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?