Patëllxhanë të mbushur me mish pule nga zonja Albana

29 Dhjetor 2023, 12:57| Përditesimi: 29 Dhjetor 2023, 12:59

  • Share

Patëllxhanë të mbushur me mish pule

Përbërësit:

  • 2 patëllxhanë
  • 3 lgj vaj
  • 400 gr mish pule
  • 1 qepë
  • 1 thelpi hudhër
  • 1 degë rozmarinë
  • 10 domate qershi
  • 1 tufë majdanoz
  • Djathë të grirë
  • Salcë barbeque
  • Fara susami
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Pjekim patëllxhanët në furrë. I hapim në mes dhe vendosim djathë kaçkavall. Në një tigan kaurdisim qepën e grirë, më pas filetot e pulës të prera në kubikë të marinuara me kripë, piper, salcë barbeque dhe susam. E lëmë rreth 5 minuta të gatuhet dhe me këtë masë mbushim patëllxhanët. I vendosim në furrë në temperaturën 200 gradë për 30 minuta, sipër shtojmë domatet e prera dhe majdanoz të grirë.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?